Saturday 30 September 2023
Saturday 30 September 2023

 

Pas 10 ditëve pa asnjë të sëmurë të ri nga koronavirusi dhe 30 ditë të kaluara nga shpallja e gjendjes së krizës, prej dje në territoret e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë vlejnë masat e njëjta si në mbarë vendin.

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas propozimit të Shtabit kryesor koordinues të krizës, i hoqi të gjitha masat e parapara për territorin e dy komunave të përmendura të cilat ishin në fuqi sipas planit të aksionit të përgatitur më 13 mars 2020.

 

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku tha se nga aspekti epidemiologjik, vendosja e gjendjes së krizës në Dibër dhe Zhupë ka kontribuuar në 10 ditët e fundit, të mos ketë raste të reja të personave të infektuar me koronavirus.

 

“Bilanci i deritanishëm, shpresojmë përfundimtar, është në vijim: nga 49 pacientë të konfirmuar me KOVID-19 – 16 të shëruar, 4 të vdekur, për 8 priten rezultate nga testimi i dytë, 29 pacientë janë në mjekim shtëpiak”, theksoi Buxhaku.

 

Ai theksoi se personat mjekësorë, si lokal, ashtu edhe ata të ardhur për të ndihmuar nga pjesë të tjera të vendit, e meritojnë një falënderimin më të madh për krejt çka bënë dhe po bëjnë për qytetarët e Dibrës dhe Qendrës Zhupë.

 

Buxhaku iu falënderua edhe pjesëtarëve të MPB-së, Armatës së RMV-së, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Kryqit të Kuq, organizatave humanitare joqeveritare dhe të gjithë të tjerëve për kontributin e tyre të madh për tejkalimin e gjendjes së krizës. Përgëzimin më të madh, theksoi ai, e meritojnë qytetarët e Dibrës dhe Qendrës Zhupë të cilët maksimalisht iu përmbajtën të gjitha masave të sjella nga ana e institucioneve. RTK

 

15 prill 2020

 

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara