Me 116 vota “pro” dhe asnjë “kundër” është konstituar përbërja e dhjetë parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Seanca konstituive u mbajt nën protokolle të vecanta për shkak të masave mbrojtëse kundër COVID-19. Gjatë hyrjes deputetët janë kontrolluar për temperaturën.
Deputetë të përbërjes së re parlamentare ditën e parë të punës e kanë filluar ndryshe. Si shembull Deputetët e partisë “E Majta”Dimitar Apasiev dhe Borislav Krmov në vendin e punës kanë arritur me bicikletë,sic thanë, si simbolikë kundër benefiteve të deputyetëve, kurse Deputeti i VMRO-DPMNE-së Timço Mucunski në rrjetet sociale është ankuar se nuk I është lejuar që trotinetin e tij ta fus në ndërtesën e parlamentit
Kryesuesi Talat Xhaferi i ka uruar kolegët deputetë duke theksuar se nga ky moment, mandati I përbërjes paraprake parlamentare, ka përfunduar
Ka përfunduar edhe mandati I Kryeministrit Teknik Oliver Spasovski dhe Ministrave në Qeveri, por ata do të mbeten në detyrë deri në zgjedhjene e qeverisë së re.
Presidenti i vendit Stevo Pendarovski në afat prej 10 ditëve duhet të konsultohet me partitë, për të parë se kush ka siguruar shumicën parlamentare dhe ta jep mandatin për formimin e Qeverisë së re, raporton KlanMacedonia.
Maqedoni e Veriut: Anulohet regjistrimi i popullsisë
Debatet rreth censusit në Maqedoninë e Veriut
1 vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO
RMV, deri sot janë regjistruar rreth 150.000 persona nga diaspora
Shqiptarët bllokojnë Kuvendin e RMV, shkak refuzimi për ligjin e shtetësisë
Politika e numrave dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut!
Nis fushata e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Etapa e parë për regjistrimin e diasporës dhe nga 1 deri më 21 prill procesi mbyllet me regjistrimet në vend. Në Maqedoninë e Veriut ka filluar regjistrimit i popullsisë përkatësisht i personave që aktualisht jetojnë jashtë vendit, diplomatëve, ata që janë në vuajtjen […]
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. Votave të shumicës parlamentare iu bashkangjitën edhe votat e opozitës shqiptare që ishin vendimtare për kalimin e tij. Parlamenti i Maqedonisë së Veriut me 62 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” dhe me miratoi Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. […]
Mungesa e një terminali doganor në Bllatë, vend kufitar Shqipëri-Maqedoni e Veriut, i detyron qytetarët e Dibrës të udhëtojnë gati 100 kilometra për të bërë zhdoganimin e mallrave. Përderisa biznesmenët me vite të tëra këmbëngulin se një terminal doganor është jetik për tregtinë e lirë dhe zhvillimin ekonomik të qytetit të tyre por edhe […]
Projektligji për regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe apartamenteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021, pas një procedure të shkurtuar, dje ishte në fokusin e partive. Deputetët filluan debatin për këtë projektligj dhe debati do të vazhdojë sot në mesditë, kur është caktuar vazhdimi i seancës së 29-të. Ky projektligj u shpjegua nga […]