Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me kabinetin e tij qeveritar mbërriti të enjten në Shkup për mbledhjen e parë të përbashkët mes qeverive të dy vendeve.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev priti homologun e tij Kurti me ceremoni të larta ushtarake dhe shtetërore, para ndërtesës së qeverisë.
Dy kryeministrat zhvilluan më pas një takim kokë më kokë, teksa ministrat përkatës mbajtën takime bilaterale, para seancës së përbashkët të dy qeverive.
Në takim nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume në fushën e ndërlidhjeve infrastrukturore midis dy vendeve për lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe komunikimit si dhe memorandume e programe që kanë të bëjnë me projekte ndërkufitare me mbështetje të programeve IPA të BE-së, bashkëpunim në fushën e energjisë, turizmit, kulturës e nismave për zhvillimin teknologjik.
Takimi, sipas qeverisë në Shkup është konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore midis dy vendeve në drejtim të mbështetjes së interesave të përbashkëta dhe të përcaktimit mbi bashkëpunimin më intensiv rajonal.
Vendet rajonit e kanë praktikuar së fundmi mbledhje të përbashkëta mes qeverive, për të dëshmuar marrëdhëniet e mira midis tyre dhe për t’u shfaqur në një dritë pozitive para syve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku ato synojnë integrimin.
Tërhiqet plani për minierën e litiumit në Serbi
Presidentja Osmani kërkon shtimin e angazhimit amerikan dhe evropian kundër ndikimit rus
Opozita në Mal të Zi heq dorë nga rrëzimi i qeverisë
Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë
Britania e Madhe e shqetësuar me tensionet në Ballkanin Perëndimor
Serbia hapi katër kapituj në negociatat me BE-në
Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”. Tregu i pasurive të paluajtshme […]
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë. Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]
Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]
Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]