Me 62 vota pro dhe 51 kundër, deputetët e Kuvendit të republikës së Maqedonisë votuan qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pro votuan deputetët e shumicës parlamentare, ndërkohë ashtu edhe siç paralajmëruan gjatë debatit deputetë e opozitës votuan kundër.
Ndërkohë deputeti Arben Ziberi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Për këtë arsye ai është izoluar në një hapësirë të posaçme të Kuvendit nga ku ka votuar për Qeverinë e re.
Paraprakisht Zoran Zaev në fjalimin e tij theksoi se ai dhe kabineti i tij qeveritarë do të punojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
Ndërkohë që kërkoi bashkëpunim edhe nga opozita për siç u shpreh ai çështjet strategjike në shtet.
Kryeministër – Zoran Zaev Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Nikolla Dimitrov Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit – Ljupço Nikollovski
Qeveria e re do zë ketë edhe 15 anëtarë të tjerë si: Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovki Ministër i Mbrotjes – Radmilla Shekerinska Ministër i Financave – Fatmir Besimi Ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski Ministër i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani Ministër i Drejtësisë – Bojan Mariçiq Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Mila Carovska Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahparska Ministër i Bujqësisë – Arijanit Hoxha Ministër i Kulturës – Irena Stefoska Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Goran Milevski Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Jeton Shaqiri.NI
Rregullatori i BE nuk lejon përkatësinë etnike në letërnjoftime
Xhepçishti – Fshati i Tetovës ku nuk ka të papunësuar
Regjistrohet Bashkësia Islame Selefiste në Maqedoni, reagon ashpër BFI
Debati në Shkup: Etniteti në letërnjoftim – po ose jo?
Naser Ziberi zgjidhet Avokati i Popullit i Maqedonisë së Veriut
Shkup: Miratohet ligji i diskutueshëm për regjistrimin e popullsisë
Mungesa e një terminali doganor në Bllatë, vend kufitar Shqipëri-Maqedoni e Veriut, i detyron qytetarët e Dibrës të udhëtojnë gati 100 kilometra për të bërë zhdoganimin e mallrave. Përderisa biznesmenët me vite të tëra këmbëngulin se një terminal doganor është jetik për tregtinë e lirë dhe zhvillimin ekonomik të qytetit të tyre por edhe […]
Shkup, 22.11.2020 – Dita finale e manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” në ITSHKSH-Shkup, kur shënohet edhe përvjetori i themelimit të Institutit, iu kushtua Zonjës së Parët të Alfabetit – Parashqevi Qiriazi, e cila sivjet i mbushë 50-vjet nga kalimi në amshim. Në nderim të këtyre datave të rëndësishme për historinë kombëtare […]
Qeveria e Maqedonisë së Veriut të premten në mbrëmje shpalli gjendjen e krizës në gjithë territorin e vendit, për përballje më efikase me pandeminë, që e ka shkaktuar koronavirusi i ri. Vendimi nënkupton përfshirjen edhe të Armatës në aktivitetet e rendit, si dhe në ndihmë të institucioneve shëndetësore. Shpallja e gjendjes së […]
Bashkësia fetare Islame në Maqedoninë e Veriut (BFI) zgjodhi të mërkurën kryetarin e saj të ri. Ai është Shaqir Fetahu, i cili e kishte ushtruar këtë post që prej shkarkimit të tashmë ish-kryetarit Sulejman Rexhepi para pak muajsh. Zoti Fetahu ka qenë për shumë vite myfti i Gostivarit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i […]