Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, opozita ka fituar bindshëm. Zorav Zaev reagoi duke dhënë dorëheqjen si kryeministër e kryetar i partisë, LSDM.

 

Opozita i fitoi bindshëm zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Pas përfundimit të votimeve në balotazh të dielën, (31.10) partia VMRO-DPMNE shpalli fitoren në 20 nga 44 komuna sa u votua në raundin e dytë. LSDM-ja fitoi në tetë, shtatë i fitoi BDI. Lëvizja Besa fitoi dy komuna, dhe Aleanca për Shqiptarët fitoi Gostivarin dhe Dibrën.

 

Zaev jep dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe lider i LSDM-së

 

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në paraqitjen e parë publike pas mbylljes së vendvotimeve, rezultatet e LSDM i vlerësoi si një humbje të madhe, dhe si pasojë ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme si kryeministër i vendit dhe si kryetar i partisë. “Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, ka deklaruar Zaev.

 

“Do të qëndroj ende këtu, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së”, është shprehur kryeministri, Zoran Zaev. Ai vlerësoi, se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se duhet të formohet qeveri e re nga LSDM dhe “forcat progresive”.

 

Mickovski: Opozita fituese- kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare

 

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski ka falënderuar të gjitha ata që kanë dalë të votojnë dhe bënë të mundur fitoren e opozitës në këto zgjedhje. Ai tha se pa mbështetjen e opozitës shqiptare dhe të partisë E Majta kjo fitore nuk do të ishte e mundur. Ai tha se në Maqedoni është i mundur një bllok tjetër qeverisës.Sipas tij zgjedhjet parlamentare janë shumë afër.

 

“Maqedonia do të filloj të ëndërrojë. Kjo është dita kur fillojnë ndryshimet. Kjo është fitorja e të gjithë qytetareve. Falënderoj Alternativën, Aleancën për Shqiptarët dhe të majtën, sepse sot hodhëm poshtë të gjitha barrierat. Kjo na tregoi se një opozitë e bashkuar mund të fitojë. Shumë shpejt presim zgjedhje të ardhshme parlamentare”, ka deklaruar  Mickoski.

 

Ahmeti: Fituam në Strugë, Kërçovë, Çair, Haraçinë

 

Zgjedhjet janë zhvilluar sipas të gjitha standardeve demokratike. Ishte një proces me rëndësi për të ardhmen e komunave. BDI ka fituar Strugën, Kërçovën, Dollnenit, Çairin, Bogovinën, Tearcën dhe Haraçinën, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Njëherazi ai ka pranuar humbjen në Tetovë dhe Gostivar. “Procesi zgjedhor ka shkuar sipas standardeve dhe qytetarët tashmë kanë vendosur se kush do të drejtojë komunat në 4 vitet e ardhshme”, është shprehur Ahmeti.

 

Kryetarja aktuale e komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka pranuar publikisht humbjen në këto zgjedhje. “Sipas numërimit të rezultateve dhe ajo që rezulton, kundërkandidati ka më tepër vota dhe komuna e Tetovës do të udhëhiqet nga kundërkandidati im”, ka thënë Arifi.

 

Lëvizja BESA fiton në Tetovë

 

Kryetari i Lëvizjes BESA i cili ka garuar për kryetar të komunes së Tetovës, Bilall Kasami ka konfirmuar fitoren në Tetovë. “Do të punojmë 24 orë për legalizimin e objekteve pa leje, për rregullimin e qytetit, largimin e mbeturinave. Komuna e Tetovës do të jetë komunë e qytetarëve, do të kemi një qytet evropian. Administrata, funksionarët dhe drejtorët do të jetë në shërbim të qytetarëve. Komuna e Tetovës është çliruar, bashkë me Gostivarin, Vrapçishtin e Zhelinën. Përfundimisht Pollogu do ta risjellë ndryshimin në skenën politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Bilall Kasami.

 

Afrim Gashi: Ka filluar ndryshimi, ne jemi pushteti i ri

 

Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa, e cila në zgjedhjet lokale ishte në koalicion me Aleancën për Shqiptarët thotë se ndjehet krenar për të gjithë fushatën edhe aktivitetin që e kanë bërë. “Falënderoj të gjithë votuesit që ishin pranë nesh për ta fituar besimin e qytetarëve. Është evidente që nga sot, po paralajmërohet një dridhje e madhe tektonike në skenën politike duke filluar që nga Shkupi ku ne do të jemi në pushtet, por edhe në nivelin qendror. Jam i bindur në ndryshimin e skenës politike”, është shprehur Gashi.

 

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara