e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut morën pjesë në votime rreth 49.11% e qytetarëve me të drejtë vote. Partitë politike shpallin fitoret ende pa dalë rezultatet e KSHZ.

 

Rreth 49.11% ose 842.512 votues morën pjesë në votime në zgjedhjet lokale të së dielës(17.10) në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski ka thënë se numri mund të rritet me 5-6%, duke e pasur parasysh se në këto llogaritje nuk hyjnë personat që kanë votuar pa “fingerprint”. Procesi i votimi u zgjat me 30 minuta, kryesisht për shkak të problemeve teknike lidhur me votimin biometrik. Pjesëmarrje më e lartë është regjistruar në komunën e Vevçanit me rreth 73 për qind ndërsa më e ulët në komunat me shumicë shqiptare në pjesën perëndimore të vendit, edhe atë mes 30 dhe 40 për qind. Sipas KSHZ-së, procesi zgjedhor është zhvilluar kryesisht i qetë dhe pa incidente që do të prishnin rrjedhën e votimeve.Në RMV po votohet për zgjedhjet lokale

 

 

Mickovski: VMRO-DPMNE ka fituar bindshëm në zgjedhjet lokale

 

Në mungesë të të dhënave zyrtare nga KSHZ partitë politike kanë dalë me informacione nga shtabet e tyre zgjedhore për fitimin e votave. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski ka thënë se kjo është një ditë historike, sepse partia opozitare maqedonase ka fituar në shumë komuna që në raundin e parë, gjithsej 20.

 

“Fitojnë që në raundin e parë në Makedonski Brod, Aerodrom, Kisella Vodë, Sopishte, Butel. Ndërsa në raundin e dytë shkojnë në Karposh dhe Qendër, Çuçer Sandevo dhe në Qytetin e Shkupit”, ka deklaruar Mickovski. Kreu i VMRO-DPMNE-së falënderoi qytetarët për mbështetjen e dhënë duke nënvizuar se kjo është fitore e tyre. Sipas tij, kjo nuk është fitorja e madhe, por hapi i parë drejt saj.

 

 

Ahmeti: BDI është fituese bindëse e këtyre zgjedhjeve

 

Edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka falënderuar qytetarët që treguan kulturë demokratike në zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe shpalli fitoren e BDI-së që në raundin e parë në tri komuna dhe epërsi të madhe të kandidatëve të saj në raundin e dytë. Ai po ashtu ka theksuar se BDI  ka rritje të votave. “BDI ka fituar në Likovë,Saraj, Plasnicë, ndërsa udhëheq dukshëm në komunën e Tetovës, Çairit, Kërçovës, Strugës, Zhelinës, Tearcës,  Bogovinës, Haraçinës, Dollnenit”, ka deklaruar Ahmeti.

 

 

LSDM: Fitojmë bindshëm në më shumë se 20 komuna

 

Fitore të bindshme ka deklaruar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Ljupco Nikollovski, duke theksuar, se ata fitojnë bindshëm në më shumë se 20 komuna që në raundin e parë. Nikollovksi tha, se socialdemokratët udhëheqin në komunat e Koçanit, Karposhit, Qendër, edhe në Pehçevë, Demir Kapi, Demir Hisar, Rosaman, gjithastu edhe në Qytetin e Shkupit. Ai i bëri thirrje kryetarit të VMRO-DPMNE-së të qëndrojë me këmbët në tokë, sepse nuk është e vërtet se udhëheqin ata.

Kasami: Udhëheqim me Tetovën-në raundin e dytë do të fitojnë mbi Arifi

 

Kryetari i Lëvizjes, Besa Bilal Kasami ka thënë se në Tetovë janë në epërsi dhe udhëheqin bindshëm në këtë komunë. Ai tha se është i bindur se në raundin e dytë do të fitojnë kundër Teuta Arifit. Gjithashtu ai falënderoi të gjithë aktivistët dhe votuesit e Besës dhe potencoi se në raundin e dytë nuk kanë për t’i zhgënjyer.

 

 

Sela: Kemi fituar dy komuna në raundin e parë

 

Kryetari i Partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela në daljen e tij të parë pas mbylljes së votimeve tha se partia e tij fiton dy komunat urbane, atë të Gostivarit dhe të Dibrës. Ndërsa në raundin e dytë garojnë në Çair, Bogovinë, Tearcë dhe Vrapçisht. “Fituam Gostivarin dhe Dibrën, i fituam që raundin e parë, ndërsa në 5 komuna të tjera shkojmë në raund të dytë, do të ketë balotazh. Besoj që ne do t’ia dalim bashkë me qytetarët që numri i komunave që udhëhiqen nga opozita shqiptare të jetë më i madh”, ka deklaruar Sela.

 

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se janë paraqitur parregullësi të ndryshme si rrahje, agjitim, shpalosje e simboleve partiake në vendvotime dhe në hapësira publike. Të gjitha rastet e konfirmuara do t’i dërgohen në shqyrtim prokurorisë publike.

 

Më shumë

Putini i ofron gaz të lirë Serbisë dhe mbështetje për Kosovën

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të enjten se Moska do të vazhdojë t’i ofrojë gaz natyror Serbisë me kushte të favorshme dhe se një kontratë e re furnizimi do të nënshkruhet së shpejti për të zëvendësuar kontratën aktuale që skadon në fund të vitit.   Ai i bëri këto komente në rezidencën e […]

Kur mund të arrihet një marrëveshje Kosovë – Serbi?

I ngarkuari me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, tha të enjten se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, diskutoi për mundësinë e një marrëveshjeje me Serbinë, përgjatë mandatit të qeverisë aktuale.   “Kisha kënaqësinë të takohesha me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi për të diskutuar një […]

Konfirmohet ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë

Senati amerikan konfirmoi diplomatin Jeffrey Hovenier për të shërbyer në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Z. Hovenier, një diplomat karriere, u emërua në për këtë post në muajin korrik nga presidenti Joe Biden.   Ai ka shërbyer së fundmi si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ankara të […]

Inflacioni godet rëndë njerëzit në Turqi

Banorët në Turqi po ankohen për rritjen e madhe të çmimeve të ushqimit dhe produkteve tjera thelbësore. Norma zyrtare e inflacionit vjetor është gati 20 për qind, por sipas ekspertëve të pavarur, shifra e vërtetë është pothujajse 50 për qind. Inflacioni është një shqetësim global, por ekonomistët thonë se në rastin e Turqisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara