e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Në Maqedoni filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. BDI garon për kryeministër me Naser Ziberin.

 

Partitë politike garuese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare nisën zyrtarisht fushatën zgjedhore 20-ditëshe. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sipas listave të parashtruara në KSHZ do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1.598 kandidatë.

BDI promovon idenë e kandidatit shqiptar për kryeministër

Partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim BDI e ka filluar fushatën në Prespë duke vënë theksin në “idenë e madhe për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar” përmes promovimit të Naser Ziberit si kandidat për këtë post. “Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspertë dhe opinionkrijues, arritëm deri tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për të thyer edhe kornizën e fundit një-etnike në Maqedoninë e Veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi ,i cili i ka të gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Kandidati për kryeministër shqiptar Naser Ziberi theksoi në takimin promovues të BDI-së se në këto momente i gjithë vendi, rajoni, po edhe komuniteti ndërkombëtar po flet për një ide e cila mund të bëhet realitet. “I thashë po kandidaturës për kryeministër shqiptar se kjo ide është më e madhe se sa unë, kjo ide është më e madhe se vetë BDI. Unë nuk do ta kisha pranuar këtë propozim sikur të mos bindesha se ky është një projekt kombëtar. Sikur të mos bindesha se përmes kësaj ideje do ta faktorizojmë popullin shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe më tepër”, deklaroi Naser Ziberi. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe alternativa nën moton “Tash është koha” do ta zhvillojnë takimin promovues në Tetovë.

 

Nord-Mazedonien | Treffen des mazedonischen Sicherheitsrates bei dem Präsidenten Stevo Pendarovski (Kabinett des Präsidenten von Nord-Mazedonien)

Anëtarësimi në NATO dhe BE – moto kryesore e LSDM-së

Partia maqedonase në pushtet Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë me moton “Shkojmë në fitore” fushatën e ka filluar duke vendosur theksin në arritjet e kësaj partie gjatë qeverisjes trevjeçare, përkatësisht anëtarësimin e vendit në NATO dhe procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, pa lënë anash dhe rritjen e standardit jetësor.

Opozita maqedonase premton kthimin e dinjitetit

Partia maqedonase opozitareVMRO DPMNE në zgjedhje hyn me moton “Ripërtërije” pasi siç theksojnë “gjatë qeverisjes së socialdemokrateve shteti ka humbur dinjitetin si në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.” VMRO-DPMNE në fokus të fushatës zgjedhore ka vendosur realizimin e shumë projekteve kapitale, uljen e papunësisë dhe ripërtëritjen ekonomike.

Pendarovski: Pres fushatë dinjitoze

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, u ka bërë thirrje me rastin e fillimit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të gjitha palëve garuese të angazhohen për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare sipas standardeve dhe kritereve të larta, duke e pasur parasysh gjithnjë perspektivën euroatlantike të shtetit.

“Pres të gjitha partitë politike të organizojnë fushatë në të cilën pjesëmarrja do të jetë e sigurt për të gjithë, edhe për kandidatët, edhe për qytetarët. Pres nga të gjitha partitë politike fushatë dinjitoze, me nivel të lartë kulture politike, pa diskretitime”, ka theksuar presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

Partitë premtuan zgjedhje të drejta dhe demokratike, për çka nënshkruan edhe një kod. Partitë gjatë aktiviteteve të tyre si në takime me qytetarët edhe në tubime të cilat nuk janë të ndaluara, janë të obliguara t’i nënshtrohen protokollit shëndetësor të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për mbrojtje nga infektimi. Në fushatë duhet të sigurohet distancë prej 1.5 metër deri në 2 metra, maska është e domosdoshme në ambiente të mbyllura, kurse në ambiente të hapura vetëm kur nuk sigurohet distanca.

DW

Më shumë

Maqedoni e Veriut: Opozita fiton – Zaev jep dorëheqjen

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, opozita ka fituar bindshëm. Zorav Zaev reagoi duke dhënë dorëheqjen si kryeministër e kryetar i partisë, LSDM.   Opozita i fitoi bindshëm zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Pas përfundimit të votimeve në balotazh të dielën, (31.10) partia VMRO-DPMNE shpalli fitoren në 20 nga 44 komuna sa […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet problemi i mijëra qytetarëve, shumë prej tyre shqiptarë, të cilëve u mohohet shtetësia edhe pse janë lindur ose me vite jetojnë në territorin e Maqedonisë së Veriut. Ligji parashikon që […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara