e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë shtet edhe për gjashtë muaj, me qëllim të siç thuhet “përballjes sa më efikase me pandeminë dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës”.

 

Qeveria vendimin e miratoi me kërkesë Komitetit Drejtues të Krizave, organ ky që po menaxhon me situatën pas shpalljes së gjendjes së krizës më 20 nëntor, në kohëzgjatje prej 30 ditës. Kërkesa e qeverisë duhet të votohet nga Kuvendi më së voni deri më 19 dhjetor.

 

 

Në situatë të gjendjes së krizës, shteti menaxhon si me sektorin publik ashtu edhe atë privat. Burimet teknike dhe njerëzore mund të përdoren, përfshirë Ushtrinë.

 

Aktualisht rreth 200 trupa ushtarake janë vendosur për të siguruar spitalet e Qendrave COVID.

 

Mjekët ushtarakë gjithashtu janë të angazhuar në trajtimin e pacientëve në qendra spitalore.

 

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se të hënën janë regjistruar 29 viktima të reja me COVID-19 dhe 1.069 persona të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve brenda një ditë ka shkuar në 1.242.

 

Kjo është hera e parë, në tre muajt e fundit, që numri i të shëruarve është më i madh se i të infektuarve.

 

Në Klinikën Infektive dhe qendrat tjera spitalore janë duke u trajtuar mbi 1.300 persona, shumë prej të cilëve në oksigjeno terapi.

 

Nga Ministria e Shëndetësisë, më parë kanë thënë se masat që janë në fuqi kanë nisur të japin efekte, përkundër shifrës së lartë të atyre që kanë humbur betejën me sëmundjen.

 

Sipas raportit, në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 62.945 persona dhe prej tyre 1.792 e kanë humbur jetën, 40.188 janë shëruar ndërsa 20.964 janë raste aktive. REL

 

 

Më shumë

Maqedoni e Veriut: Opozita fiton – Zaev jep dorëheqjen

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, opozita ka fituar bindshëm. Zorav Zaev reagoi duke dhënë dorëheqjen si kryeministër e kryetar i partisë, LSDM.   Opozita i fitoi bindshëm zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Pas përfundimit të votimeve në balotazh të dielën, (31.10) partia VMRO-DPMNE shpalli fitoren në 20 nga 44 komuna sa […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet problemi i mijëra qytetarëve, shumë prej tyre shqiptarë, të cilëve u mohohet shtetësia edhe pse janë lindur ose me vite jetojnë në territorin e Maqedonisë së Veriut. Ligji parashikon që […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara