e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se pret që Spanja – vendi i fundit që duhet ta ratifikojë pranimin e vendit të tij në NATO – ta bëjë një gjë të tillë në muajin mars.

“Nëse gjithçka shkon sipas planit, ky proces duhet të përfundojë rreth datës 10 mars. Pastaj do të mbeten disa detaje teknike që Parlamenti ynë në Shkup do të duhet t’i trajtojë”, tha Pendarovski gjatë një vizite në Poloni, raporton agjencia e lajmeve Reuters, transmeton REL.

Vendet anëtare të NATO-s, vitin e kaluar, kanë nënshkruar marrëveshjen që i mundëson Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtarja e 30-të e aleancës ushtarake.

Kjo ka ndodhur pasi Shkupi ka arritur një marrëveshje me Athinën për ndryshimin e emrit të shtetit.

Vendi i fundit që duhet ta ratifikojë pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO është Spanja dhe Pendarovski shfaqi shpresën se Madridi do ta bëjë një gjë të tillë muajin e ardhshëm.

Maqedonia e Veriut është në pritje të hapjes së negociatave të anëtarësimit edhe me Bashkimin Evropian.

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara