Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Heronjve u kujtohet ditëlindja si fillim i veprës së tyre dhe datëvdekja si fillimi i lavdisë së tyre. Por ca heronjve lavdia u fillon që në gjallje. Të tillë mund të quajmë edhe Marko Boçarin, i cili lindi në Sul të Çamërisë më 1788 dhe ra në betejë më 9 gusht 1823. Ishte një nga djemtë e Kiço Boçarit, prijës i krahinës së Sulit. Bashkë me familjen dhe gjithë suljotët u largua 1803 drejt Korfuzit, nën presionin e Ali Pashë Tepelenës, që kërkonte të kontrollonte gjithë zonën rreth Janinës. Aty ai ishte pjesë aktive e Regjimentit Shqiptar (Regiment Albanais) të Ushtrisë Franceze. Marko Boçari u shqua, veçanërisht, për kurajën dhe fitoret në beteja të ndryshme, fillimisht duke luftuar krahas ushtrisë osmane kundër Ali Pashës më 1820. Më pas, me premtimin se suljotëve do t’u riktheheshin trojet e tyre amtare, u hodh krah Aliut kundër osmanëve.

Kulmin e aftësive të tij luftarake e tregoi me fillimin e kryengritjes greke kundër osmanëve, më 1821 e më pas, ku morën pjesë edhe mijra shqiptarë të tjerë nga të dyja anët e luftës. Ai luajti rol të rëndësishëm në rrethimin e parë të Mesolongjit, që ishte kthyer në simbol rezistence.

Më 9 gusht 1823, Boçari në krye të 350 suljotëve u hodh në sulm kundër trupave osmane. Suljotët u shkaktuan dëme të mëdha trupave osmane, por Boçari ra në betejë.

Për të nderuar kujtimin e tij, e varrosën në Mesolongj. Varri iu shkatërrua, pas rënies së Mesolongjit, nga trupat osmane që pushtuan qytetin.

Marko Boçari ka një kontribut të veçantë edhe në fushën kulturore, duke na dhënë një prej teksteve më të vjetra në dialektin e shqiptarëve të Çamërisë, teksa sa ishte në Korfuz, hartoi dhe botoi fjalorin shqip-greqisht, ku shqipja i përkiste atij dialekti.

Emri dhe imazhi i tij, që kishin marrë famë që në gjallje, vijuan udhën e legjendës edhe pas vdekjes. Sjellin këtu një skicë të Marko Boçarit, nga Fototeka e AQSH, dhe një këngë folklorike mbledhur në Vuno të Himarës nga Kol Kamsi.

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Abedin D. Çiçi, babai i hortikulturës Shqiptare

Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]

Akademikët dhe intelektualët në Filatelinë Shqiptare për vitin 2021

– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja   Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]

Anëtarë të Akademisë së Shkencave të nderuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare

-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë   Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]

Petro Nini Luarasi – Veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit

Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara