e hënë 26 korrik 2021
e hënë 26 korrik 2021

 

Marrëdhëniet e vendit tonë me Bashkimin Evropian, bazuar në objektivin kombëtar të integrimit në BE, janë strategjike dhe prioritare të politikës sonë të jashtme. Interesi parësor i Shqipërisë në raport me BE-në është anëtarësimi në BE në të ardhmen.

 

  • Në vitin 1991 Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Evropian;
  • Në vitin 2000 Shqipëria u njoh zyrtarisht nga Bashkimi Evropian si një vend kandidat potencial;
  • Në vitin 2003 Samiti i Selanikut i krerëve të vendeve të BE-së, miratoi procesin e Stabilizim-Asociimit, duke konfirmuar kështu perspektivën e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

 

Në po të njëjtin vit nisën negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit (MSA) BE-Shqipëri;

 

  • Më 12 qershor 2006 u përmbyll procesi i negociatave rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë, e cila u nënshkrua në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme (GAC), në Luksemburg;
  • Më 1 prill 2009 MSA-ja hyri në fuqi. Në po të njëjtin muaj, Shqipëria aplikoi zyrtarisht për t’u anëtarësuar në BE;
  • Në nëntor 2009, bazuar në pyetësorin që Komisioni Evropian i dorëzoi Shqipërisë në lidhje me përgatitjen e vendit për anëtarësim, filluan dhe negociatat për marrjen e statusit të vendit kandidat;
  • Më 27 qershor 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat.

 

Këshilli përcaktoi pesë përparësi kryesore (administrata publike, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, të drejtat themelore) që Shqipëria duhej të përmbushte përpara fillimit të negociatave të anëtarësimit;

 

  • Më 9 nëntor 2016, bazuar në arritjet në këto përparësi kyçe, Komisioni i propozoi për herë të parë Këshillit fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në varësi të një progresi konkret në zbatimin e reformës në drejtësi, në veçati të “vettingut” të gjyqtarëve dhe prokurorëve;
  • Më 17 prill 2018, në Paketën e tij vjetore të Zgjerimit, Komisioni Evropian rekomandoi që Këshilli të vendosë që negociatat e anëtarësimit të hapen me Shqipërinë nën dritën e përparimit të shënuar, ruajtjes dhe thellimit të reformave nga Shqipëria.;
  • Më 26 qershor 2018, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së pranoi t’i përgjigjet pozitivisht progresit të bërë nga Shqipëria dhe të përcaktojë rrugën drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit në qershor 2019;
  • Më 29 maj 2019 Komisioni Evropian prezantoi Paketën vjetore të Zgjerimit, duke rekomanduar sërish hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë;
  • Më 18 qershor 2018 Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme riafirmoi konkluzionet e tij të 26 qershorit 2018, njohu rekomandimin pozitiv të Komisionit për hapjen e negociatave dhe vendosi të marrë një vendim të qartë dhe substancial për këtë jo më vonë se në tetor 2019;
  • Më 18 tetor 2019 Këshilli Evropian mori në shqyrtim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Këshilli vendosi t’i rikthehej kësaj çështjeje përpara majit 2020.
  • Më 25 mars 2020,Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit me Republikën e Shqipërisë, duke marrë parasysh progresin e arritur në reformat dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara në unanimitet nga Keshilli i qershorit 2018.
  • Më 26 mars 2020, Këshilli Evropian miratoi vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

Regjimi pa viza

Më 9 nëntor 2006 Komisioni Evropian vendosi të fillojë negociatat për lehtësimin e vizave me Shqipërinë.

 

Marrëveshja për lehtësimin e vizave u nënshkrua nga palët në 13 Prill 2007, në Zagreb. Ajo hapi rrugën që të arrihej heqja e plotë e vizave dhe lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë drejt vendeve të BE-së.

 

Pas hyrjes së marrëveshjes në fuqi, më 1 Janar 2008, më 7 Mars 2008, në Tiranë, filluan negociatat midis Komisionit Evropian dhe Qeverisë shqiptare për të arritur konsensusin për liberalizimin e vizave midis palëve.

 

Në përfundim të bisedimeve, në maj 2010, Komisioni propozoi t’ju mundësohej shtetasve të Shqipërisë udhëtimi drejt vendeve të Shengenit pa pasur nevojë për vizë afatshkurtër.

 

Më 8 nëntor 2010, Këshilli miratoi propozimin e Komisionit dhe regjimi pa viza hyri në fuqi më 15 dhjetor 2010.

 

Komisioni Evropian është i autorizuar dhe i detyruar të vlerësojë çdo vit zbatimin e marrëveshjes. Në raportin e tij të fundit në dhjetor 2018, Komisioni Evropian deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur detyrimet, duke propozuar ruajtjen e këtij regjimi me Shqipërinë.

 

 

 

Më shumë

Me Himnin e Flamurit biznesi i Vlorës, proteston kundër masave anti-covid

Gjatë mbrëmjes së djeshme baret dhe restorantet në zonën e Lungomares në Vlorë protestuan për  ndryshimin e orës policore nën tingujt e Himnit të Flamurit.   Disa prej pronarëve të bizneseve refuzuan ta mbyllin aktivitetin e tyre dhe më pas janë përplasur me efektivët.   Policia shoqëroi dhe tërhoqi me forcë mbrëmjen e […]

Varreza masive në lagjen “Kongresi i Përmetit” është mesjetare

Varreza masive e zbuluar më datë 7 korrik në Përmet, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, nuk i përket ish të përndjekurve në periudhën e diktaturës së komunizmit, por nga rezultatet paraprake mendohet se është një varrezë e periudhës mesjetare.   Kjo varrezë u zbulua gjatë punimeve për zbatimin e projektit Task 5, “Për […]

Kisha Ortodokse përkujton 30 vjetorin e ardhjes në Shqipëri të Kryepiskopit Anastas Janullatos

“30-VJETORI I NISJES SË NJË MREKULLIE QË ASKUSH NUK MUND TA IMAGJINONTE”     Sot, më 16 korrik, bëhen 30 vjet nga një ngjarje shumë e rëndësishme për ringjalljen e Kishës sonë pas persekutimit të egër ateist. Më 16 korrik 1991, zbriti për herë të parë në “Rinas”, i pritur ngrohtësisht nga një grup besimtarësh […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara