Albanian Profile
e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

Nga “Marrëveshjen e Oslos” me protagonist ish-presidenti amerikan Bill Klinton, tek “Marrëveshja e Shekullit” nga presidenti amerikan Donald Tramp. Si ka ndryshuar realiteti gjeopolitik në Lindjen e Mesme. Aktualisht, sot shteti izraelit po shfaqet si një lojtar kyç i kudogjendur në arenën ndërkombëtare, ndërsa Autoriteti Palestinez, i udhëhequr nga Mahmud Abas ende nuk e kuptojnë se rrezikojnë te mbeten një relike e së shkuarës.

Në shtatorin e vitit 1993, ish-presidenti amerikan Bill Klinton, ish-kryeministri Izraelit Jitzhak Rabin dhe ish-udhëheqësi Palestinez i Organizatës Çlirimtare të Palestinës (OÇP), Jaser Arafat, shtrënguan duart duke i prezantuar botës “Marrëveshjen e Oslos”, e quajtur edhe si “Marrëveshja e Paqes”.

Kjo marrëveshje përcaktonte konturin dhe kornizat kryesore për arritjen e paqes mbas gati 100 vjetësh luftë në Lindjen e Mesme. Në atë kohë, Lindja e Mesme ndahej nga Izraeli në njërën anë dhe Palestina në anën tjetër, me shtetet arabe që e mbështesnin atë. Askush më parë nga presidentët amerikanë nuk ishte afruar aq pranë paqes sa ish-presidenti Klinton.

Ishte një qasje që përmbante ne thelb polemikat palestineze duke përfshirë dhe ato radikale. Izraelitët e pranuan por me rezerva. Bill Klinton besoi deri në fund në zbatimin e asaj marrëveshjeje. Deri disa javë para mandatit Bill Klinton propozoi disa ide dhe implementimin e tyre ne ato që u quajtën “Parametrat e Klintonit”. Ai i kushtoi në mënyrë disproporcionale kohën dhe pjesë të kapitalit të tij politik, kësaj marrëveshjeje.

Në atë kohë Jaser Arafati – nëse e donte atë marrëveshje por, nuk mundej – apo mundej dhe nuk donte të zbatohej ajo marrëveshje është tjetër gjë, por fakt është që dështimi i kornizave te asaj marrëveshjeje solli ne rajon forcimin dhe fitoren e rrymave radikale te udhëhequra nga grupe terroriste si Hamas, Hezbollah, etj..

Natyrisht, Marrëveshja e Paqes nuk zgjidhte te gjitha dëshirat dhe kërkesat izraelite po ashtu edhe të gjitha kërkesat dhe dëshirat palestineze, por ishte një shans historik me përfitime për të dyja palët. Por, ato kohëra i përkisnin “atëherë”.

Sot, bota ka ndryshuar dhe po ndryshon me shpejtësi. Sot, Lindja e Mesme nuk ndahet më nga Palestina dhe shtetet arabe që dikur e përkrahnin. Sot, Lindja e Mesme ndahet nga Irani dhe aleatët e tij nga njëra anë dhe në anën tjetër nga shtetet e moderuara arabe që kanë ne krah SHBA dhe Izraelin.

Shteti izraelit në vitin e largët 1967, 19 vjet mbas formimit të tij, i tregoi botës se është i aftë dhe ka zotësinë të mbijetojë në një rajon te rrethuar me armiq. Që prej atij viti shteti izraelit, dekadë mbas dekade përsëri i tregoi botës se po fuqizohej dhe fjala “mbijetesë” i takonte të kaluarës dhe është tejkaluar me kohe.

Aktualisht, sot shteti izraelit po shfaqet si një lojtar kyç i kudogjendur në arenën ndërkombëtare. Ky realitet i ri në Lindjen e Mesme përsëri nuk i thotë gjë Autoritetit Palestinez, i cili në mënyrë të skajshme nxitoi duke refuzuar kategorikisht atë që u quajt “Marrëveshja e Shekullit” nga presidenti amerikan Donald Trump.

“Mendim dhe qëndrim ekstrem? Apo diplomaci?”, ta quajmë këtë qasje të Abaz!

Fakt është që, Autoriteti Palestinez nuk tregoi maturi për te nxjerrë përfundimet e nevojshme në interes të popullit palestinez. Abaz, njëlloj si paraardhësit e tij për dekada të tëra, vazhdon të ushqejë popullin e tij me “ëndrrën” se një ditë do të fitojmë.

Është e tepërt të them se “Kur?”, “Si?” dhe “Çfarë?” do të fitojnë konkretisht.

Në ndryshim nga paraardhësi i tij Bill Klinton, presidenti aktual amerikan Donald Trump ofroi një qasje pragmatiste nê adresimin konkret të problematikave izraelite dhe palestineze. Nëse ky plan amerikan, i quajtur “Marrëveshja e Shekullit”, do të zbatohet tërësisht ose pjesërisht , mbetet për t’u parë.

Por, e sigurt është se në vitet në vazhdim vështirë te besosh se një mundësi tjetër do u vijë palestinezëve. Përballë këtij plani realist dhe praktik trillimet palestineze prej vitesh për të kërkuar aleatë ndërkombëtarë dhe sidomos në Lindjen e Mesme,për të detyruar Izraelin të plotësojë çdo dëshirê të tyren , duket se nuk do të funksionojnë më.

Këto trillime edhe pse aktualisht shprehen në një mënyrë tjetër , deri në  kongresin amerikan nga kongresmenët Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib përballë Marrëveshjes së Shekullit janë te destinuara të dështojnë. Amerika me në krye Trump po ndjek dhe zbaton politikën unilaterale dhe jo multilaterale. Pasojat dhe efektet anësore të kësaj politike po japin rezultate.

Shtetet e moderuara arabe ne Lindjen e Mesme që dikur përkrahnin Palestinën, sot kanë hequr dorë dhe nuk besojnë më kurrë të sakrifikojnë shoqëritë dhe ekonomitë e tyre për një kauzë që i përket Palestinës dhe që këta të fundit si mjet të vetëm zgjedhin gjithmonë vetëm luftën dhe terrorin për të realizuar këtë kauzë.

Autoriteti Palestinez do të vazhdojë me gjasa të tërheqë “kamionçinën” palestineze, rrotat e së cilës kane vite që janë ndryshkur, duke privuar edhe kësaj radhe popullin palestinez nga shansi për të provuar fuqizimin shoqëror dhe ekonomik të tij.

Refuzimi kategorik i këtij pakti historik dhe qëndrimi stoik prej dekadash se vetëm me luftè “Një dite do të arrijmë të fitojmë” të kujton jo pa ironi thënien “Kape çastin kur të vjen ne derë”. Palestinezët nuk duan ta kapin këtë çast. Një mundësi e hedhur poshtë nga ata ,ndërkohë që bota vazhdon të ecë para dhe palestinezet rrezikojnë te mbeten një relike e së shkuarës.

Nga Glauk Adama

IS

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara