Një buxhet historik i përbashkët dhe një politikë e përbashkët klimatike: Kancelarja Angela Merkel kapërceu dy nga problemet kryesore të BE-së.
Pas një takimi maratonë 27 vendet anëtare të BE-së u zotuan se deri në vitin 2030 do të ulin me 55 përqind emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serrë. Fakti që ky qëllim u arrit një ditë para samitit të OKB-së që një arritje domethenëse për të cilën “ia vleu të kalojmë një natë pa fjetur” tha Angela Merkel.
Frenuesi më i madh në këto bisedimeve të BE-së ishte kryeministri polak, i cili kërkoi garanci që vendi i tij nuk do të pësojë humbje financiare nga masat e ardhshme për mbrojtjen e mjedisit. Në këmbim të heqjes dorë nga vetoja për buxhetin Mateusz Morawiecki bëri gjithçka për të marrë kompensimin maksimal financiar për Poloninë për ristrukturimin ekonomik të rajoneve të qymyrit dhe degëve të tjera të ekonomisë të prekura nga ristrukturimet.
Beteja polake
Thelbi i mosmarrëveshjes lidhej me tregtimin e emetimeve: Polonia dëshiron të përjashtohet nga një sërë kushtesh që do të përforcohen në të ardhmen si dhe të mbajë një pjesë të të ardhurave nga tregtia e emetimeve. Pas një beteje të ashpër kryeministri mbeti i kënaqur dhe deklaroi se Polonia do të marrë më shumë para sesa pritej fillimisht.
Shoqatat mjedisore kritikuan se ulja me 55 përqind e emetimeve të gazeve serrë për të cilën u ra dakord është shumë e ulët. Drejtuesi i Greenpeace Martin Kaiser kërkon një ulje prej 65 përqind.
Nga ana tjetër kancelarja deklaroi se ajo nuk donte të imagjinonte se çfarë do të kishte ndodhur nëse vendet e BE-së nuk do të kishin rënë dakord. BE-ja e sheh veten si pioniere ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës dhe një dështim i tillë do të kishte qenë një turp i madh për Merkelin si Presidente e Këshillit.
Avioni pa pilot izraelit ndihmon në sigurimin e kufijve europianë
1700 vjet jetë hebreje në Gjermani
“Koha për të vepruar: për një rimëkëmbje të drejtë, të gjelbër dhe dixhitale”, Portugalia merr Presidencën e Këshillit të BE
Suedia merr kryesinë e OSBE-së
BREXIT – Babai i Boris Johnson. bën kërkesë për pasaportë franceze: “Unë do të jem gjithmonë evropian, kjo është e sigurt”
Kina dhe BE shpallën përfundimin e bisedimeve mbi marrëveshjen e investimeve
Dhoma e Poshtme e parlamentit britanik e miratoi me shumicë të madhe marrëveshjen e negociuar të tregtisë së lirë me BE. Deputetët hapën rrugën për një zbatim të përkohshëm të traktatit nga 1 janari. Dhoma e Poshtme e parlamentit britanik votoi për marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE me një shumicë të madhe […]
Një numër vendesh europiane kanë vendosur masa të rrepta të kufizimeve para festës së Krishtlindjes, pa një rritjeje të numrit të të infektuarve. Holanda ka vendosur një bllokim pesë-javor, duke mbyllur dyqanet jo-thelbësore, teatrot dhe palestrat. Gjermania, ndërkohë, nga data 15 dhjetor do të hyjë në një bllokim të rreptë pasi numri i të […]
Një buxhet historik i përbashkët dhe një politikë e përbashkët klimatike: Kancelarja Angela Merkel kapërceu dy nga problemet kryesore të BE-së. Pas një takimi maratonë 27 vendet anëtare të BE-së u zotuan se deri në vitin 2030 do të ulin me 55 përqind emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serrë. Fakti që ky […]
Është kohë bllokadash në Bashkimin Europian. Pas krizës së buxhetit, tani është Bullgaria që vë veto për Maqedoninë e Veriut. Përpjekja e re për negociata shtyhet për në vitin 2021. Zhgënjim në Berlin. “Nuk kemi mbërritur aty, ku duhet të kishim mbërritur prej kohësh”, pranoi ministri gjerman për Europën në Ministrinë e […]