Policia italiane ka arrestuar një 28-vjeçar me origjinë shqiptare si bashkëpunëtor të masakrës së Nisës të 14 korrikut 2016. Bëhet fjalë për të riun Endri Elezi, i cili u arrestua në Sparanise, në provincën e Caserta-s në Itali.
Sipas mediave italiane 28-vjeçari shqiptar ishte në kërkim pas një urdhri arresti të lëshuar nga autoritetet franceze, pasi ai ishte përgjegjës për furnizimin me armë të autorit të masakrës, Mohamed Lahouaiej Bouhlel.
I riu u identifikua nga agjentët e Digos të Napolit dhe Caserta, të koordinuar nga zyra e prokurorit të Napolit, falë informacionit të mbledhur nga Antiterrorizmi.
Në masakrën e 14 korrikut të vitit 2016 në Nisë të Francës humbën jetën mbi 80 persona ndërsa qindra të tjerë u plagosën teksa një kamion qëlloi mbi turmën e mbledhur për të festuar ditën e kombëtare të 14 korrikut.
Europa të bëhet një shtet i vetëm, si SHBA: Del plani gjerman!
Poloni: Dhjetëra mijëra vetë kërkojnë qëndrimin në BE
Vendet e BE kërkojnë fonde për ndërtimin e mureve të emigracionit
Polonia, hapi i parë drejt largimit nga BE?
Samiti i Brdos: Liderët e BE rikonfirmojnë unitetin
BE mbështet Francën në grindjen për nëndetëset
Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]
Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin. Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]
Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron. Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]
Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]