Që prej 15 tetorit e deri më sot, Policia e Shtetit ka vendosur rreth 25 mijë gjoba për zbatimin e masave anticovid.
Gjatë ditëve të para të vitit 2021 janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1183 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë ditëve të para të këtij viti, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1173 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 5 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 5 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.
Skitë shqiptare drejt Botërorit
553-vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu
177 vjet nga lindja e Atit të Kombit, Ismail Qemali
Urgjenca Kombëtare bën bilancin: Në 2020 ndodhën 6248 aksidente rrugore me 159 viktima
157 – vjetori i lindjes së Isa Boletinit
BMW-ja me shpejtësi skëterrë, pamjet e aksidentit të rëndë në mes të Tiranës
Burgu i Spaçit Qeveria e Tiranës më 13 janar të vitit 1960, lëshon një dekret sipas të cilit, çdo shtetas shqiptar mund të internohet pa proces gjyqësor, por thjesht me masë administrative. Në atë kohë, Shqipëria thuhet se kishte 14 kampe përqëndrimi, ku mbaheshin të burgosurit politikë. Ndërkohë, marrëdhëniet shqiptare-sovjetike po […]
Burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog. Fan Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë. Fan Noli lindi në Ibrik Tepe në Edrene (Turqi), ku përfundoi dhe shkollën e mesme. Më 1904 shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues e gjatë kësaj kohe […]
Profesioni i orëndreqësit, ashtu si disa profesione të tjerë po shkon drejt zhdukjes. Në qytetin e Fierit ky zanat vazhdon të ekzistojë falë dëshirës dhe pasionit të orëndreqësit Shyqyri Bofe dhe dy kolegëve të tij. Shyqo Sahatciu, siç njihet nga të gjithë, ka më shumë se 40 vite që riparon orë të […]
Që prej 15 tetorit e deri më sot, Policia e Shtetit ka vendosur rreth 25 mijë gjoba për zbatimin e masave anticovid. Gjatë ditëve të para të vitit 2021 janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1183 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes […]