e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

Komiteti Teknik i Ekspertëve, forcoi masat parandaluese ndaj COVID-19, pas shtimit të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi gjatë verës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se “mbi 95 për qind e infektimeve të reja u përkasin personave të pavaksinuar ende”.

Ashtu si gushti edhe shtatori do të jetë muaj i hapur për vaksinim të shpejtë të popullatës.

Qarkullimi për banorët do të ndalohet nga ora 11 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit, ndërsa u vendosën një seri masash të tjera për udhëtarët, që hyjnë në Shqipëri nga të gjitha pikat kufitare.

Ata duhet të kenë pasaportën e vaksinimit, një test negativ brenda 72 orëve të fundit, si dhe një provë se e kanë kaluar infektimin me Sars-Cov2 në 6 muajt e fundit. Shtetasit shqiptarë që kthehen nga jashtë dhe nuk i kanë këto dokumenta, do të vet-izolohen për 10 ditë nën kontrollin e autoriteteve shëndetësore.

Në aeroporte do të lejohen vetëm udhëtarët me maska, të pashoqëruar nga familjarët e tyre. Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit rekomandoi vaksinimin e detyruar për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët brenda 30 shtatorit.

Ekspertët lanë në fuqi urdhërin mbi përdorimin e maskave në mjedise të mbyllura, në qendra tregtare, transport publik dhe në të gjitha mjediset, ku nuk ka distancim fizik mes njerëzve.

Gjobat për qytetarët që nuk mbajnë maskat mund të shkojnë nga 30 deri në 50 dollarë. Ndërsa për bizneset që nuk respektojnë protolkollet e shëndetësisë gjobat mund të shkojnë nga 1 mijë deri në 7 mijë dollarë.

Shqipëria ka humbur zyrtarisht gjatë një viti e gjysmë të pandemisë 2 mijë e 490 jetë njerëzore, dhe ka pasur rreth 143 mijë infektime.

Më shumë

Merkel në Tiranë: Zemra ime rreh për këtë rajon

  Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e vendit, Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se i vjen keq që nuk është bërë e mundur hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë edhe pse janë plotësuar kushtet.   Merkel ka përshëndetur edhe projektin për tregun e përbashkët në Ballkan.   “Uroj […]

Debutuesit e parlamentit, 66 deputetë ulen për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë

Lëvizja Socialiste ka vetëm 1 deputet të ri, ndërsa të 3 kandidatët e Partisë Social-Demokrate do të jenë përherë të parë në parlament.   Qarku me më shumë debutues është Tirana, teksa 11 nga përfaqësuesit do të ulen për herë të parë në karriget e Kuvendit.   Nga radhët e socialistëve janë 7 […]

Nis punën legjislatura e 10-të e Kuvendit të Shqipërisë. Pas 30 muajsh opozita rikthehet në Parlament

Nis punën legjislatura e 10-të e Kuvendit të Shqipërisë.   Kjo seancë shënon rikthimin e Partisë Demokratike në Kuvend pa 30 muajsh bojkot.   Për herë të parë, Kuvendi nuk nisi me 140 deputetë, por me katër vakanca. Kjo për shkak se katër deputetë të zgjedhur, Lefter Koka, Najada Çomo e Gramoz Ruçi nga […]

Basha e përjashton nga PD, Berisha: Duhet të largohej vetë

Ish kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, forcës politike të cilën ai e themeloi në vitin 1990, dhe që e udhëhoqi deri në vtin 2013, kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të atij viti. Vendimin për ta lënë atë jashtë e bëri të ditur sonte, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara