Si pasojë e masave që u prezantuan dje nga Komiteti i Ekspertëve, ku ndalohen grumbullimet e 10 ose më shumë personave, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi njofton se seanca që ishte parashikuar për ditën e nesërme nuk do të mbahet.
“Në zbatim të Vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe të Urdhërit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, Kryetari i Kuvendit vendosi që të mos zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 19 nëntor 2020.
Në respekt të zbatimit të këtyre masave, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu, për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit.
Puna në komisionet parlamentare vazhdon online”. thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Situata e qëndrueshme epidemiologjike dhe muaji i Ramazanit, ekspertët lehtësojnë masat kufizuese
Ambasadori Gendler: Izraeli i gatshëm të ndihmojë me vaksina Shqipërinë
Zgjedhjet, filloi avazi: Nis shit-blejra e votës, arrestohet sekseri, nën hetim drejtuesi politik i LSI
Turqia do të restaurojë shtëpitë monument kulture në Gjirokastër e Berat
Turqit dhe grekët, shpëtojnë Rinasin
Zhbllokohet Rinasi: Nesër në mëngjez rinisin fluturimet. Prokuroria lëshon tre urdhër-ndalime për organizatorët
TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme, ndërkohë që ende nuk ka asnjë vendim për fluturimet e orëve të pasdites. Situata vijon të mbetet shqetësuese në aeroportin e Rinasit, teksa deri më tani 26 kontrollorë janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Shtetit. Shoqërimet e tyre […]
Dy partitë e mëdha politike hapën të enjten në mbrëmje fushatat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit. Në sheshin “Nënë Tereza” të tejngjeshur me përkrahës opozitarë dhe automjetet e tyre, Partia Demokratike zhvilloi tubimin e vet, duke shkelur rregullat e pandemisë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ku mijëra pjesëmarrës nuk ruanin distancën […]
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim publikoi sondazhin kombëtar “Statusi i Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri 2021”. Studimi zbuloi se shqiptarët janë gati të presin për riintegrim të kthyerit nga zonat siriane të konfliktit, por ata janë më shumë të shqetësuar për ekstremizmin politik sesa për ekstremizmin fetar apo nacionalist. Të anketuarit pohuan […]
Asnjë dëmtim dhe i gjithë grupi në dispozicion të trajnerit Edy Reja. Përfaqësuesja shqiptare e futbollit mbylli përgatitjet e fundit, mbrëmjen e së mërkurës dhe është gati për të zbritur sot në fushë për debutimin në kualifikueset e kampionatit botëror Katar 2022. Për fat të mirë, edhe tamponët përpara ndeshjes rezultuan të gjithë […]