Maskat nuk i ndalin tingujt.
Me masa sigurie antiCovid, në Elbasan është mbajtur edicioni i pestë i takimit Kombëtar të Orkestrave të Harqeve. Për shkak të situatës, një pjesë e grupeve nga qytete të tjera të vendit munguan, por përsëri tradita nuk u ndal dhe muzika e dhomës rizgjoi tingujt e jetës dhe vazhdimësisë së saj.
Edicioni i pestë i takimit Kombëtar të Orkestrës së Harqeve u mbajt vetëm për një publik të zgjedhur për të evituar grumbullimet. Pavarësisht nevojës që kanë për publikun e tyre, artistët shpresojnë që shumë shpejt normaliteti të rikthehet dhe arti të ushqejë shpirtrat.
Nga ky event, si në çdo vit tjetër do të synohet nxitja e prodhimit artistik me krijimtari të re në muzikën klasike në kuadrin e konkursit dhe çmimeve të planifikuara për një rritje të përfaqësimit të muzikës së dhomës, të formacioneve lokale në këtë takim, si një ridimensionim i vlerave të kulturës shqiptare edhe në këtë zhanër. Ky takim kombëtar është një rast i mirë shkëmbimi kontaktesh dhe eksperiencash mes artistëve që kultivojnë muzikën e dhomës.
Gjithashtu, projekti pritet të ketë impakt tek kompozitorët të cilët nuk kanë gjetur deri sot mundësinë e interpretimit të veprave të tyre, duke nxitur në të ardhmen krijimtarinë e tyre. Impakti afatgjatë pritet të jetë edhe mbi brezin e ri të studentëve, që potencialisht duan të profilizohen në këtë zhanër muzikor në nivele të ndryshme të sistemit arsimor, duke i krijuar atyre hapesirën për interpretim dhe promovim.
Ndërtesa e vjetër e Radio Tiranës do të restaurohet
13 janar 1963 u krye premiera e “Halilit dhe Hajrisë”, të parit balet shqiptar!
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, i listuar ndër 50 muzetë europianë më novatorë të 40 viteve të fundit
Adriano Celentano prej 1 viti i mbyllur në shtëpi për shkak të frikës nga COVID-19
“Moti i madh” i arbëreshëve dorëzohet zyrtarisht në UNESCO!
KADARE “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”
Me rastin e festave të fundvitit në vitin 2018 një event i jashtëzakonshëm u vu në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për publikun i cili pati një interes të madh për ta ndjekur atë vit. Si një ndër aktivitetet më të suksesshme, shfaqja rivjen për publikun në kushtet që së fundmi […]
Me këngë e valle tradicionale, Gjakova kremtoi ditën e flamurit me festivalin folklorik mbarëkombëtar “N Odën e Malësisë së Gjakovës”. Edicioni i tretë i festivalit bëri bashkë dhjetëra artistë nga mbarë trevat shqiptare. Një moment emocionues ishte parakalimi i artistëve me këngë e valle në rrugët e qytetit të Gjakovës, i zbukuruar me […]
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti veprimtarinë artistiko-kulturore që u mbajt në Muzeun Etnografik të Vlorës, 15-vjetorin e përfshirjes së isopolifonisë shqiptare në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit”, të mbrojtura nga UNESCO-ja. Presidenti Meta uroi veçanërisht korifejtë shqiptarë të polifonisë, ata që “në rolet e […]
Pas më shumë se gjysmë shekulli që nga bashkëpunimi i fundit, filmi i parë i përbashkët nga krijuesit rusë dhe shqiptarë ka përfunduar, megjithëse nuk është e qartë se kur do të paraqitet në publik. Bëhet fjalë për filmin “Gjirokastra”, regjinë e të cilit, si debutor, e ka bërë skenaristi Yuri Arabov. Skenarin e […]