e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

 

 

Banka Qendrore e Indisë ia ndaluar kompanisë Mastercard lëshimin e kartelave të reja për konsumatorët e brendshëm.

 

Banka e Rezervave të Indisë ka akuzuar këtë kompani për shkelje të ligjeve për ruajtje të të dhënave.

 

Banka ka thënë se Mastercard nuk ka vepruar në përputhje me rregullat, që u kërkojnë rrjeteve të huaja për kartela të tilla, që të ruajnë të dhënat për pagesat indiane ekskluzivisht në Indi.

 

Mastercard nuk ka reguar ende ndaj këtij vendimi.

 

Kjo kompani nuk do të mund të lëshojë asnjë lloj të kartelës në Indi nga 22 korriku.

 

Vendimi i Bankës së Rezervave nuk do të ketë ndonjë ndikim te konsumatorët ekzistues të Mastercard.

 

Vitin e kaluar, përmes Mastercard janë kryer 33 për qind të të gjitha pagesave në Indi, sipas një kompanie me bazë në Londër, PRPO, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.

 

Më herët gjatë këtij viti edhe kompanive American Express dhe Diners Club u është bllokuar lëshimi i kartelave të reja, për shkak të shkeljeve të ngjashme.

 

Kompanitë me bazë në Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke thënë se ai mund të rrisë shpenzimet e të bërit biznes në Indi.

 

Megjithatë, Banka indiane nuk ka kthyer vendimin mbrapsht.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara