e shtunë 18 shtator 2021
e shtunë 18 shtator 2021

 

Matvei Petrov, gjimnasti rus i cili përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike, nuk ka mundur që të kualifikohet për në finale. Mori pjesë në disiplinëne kalit me doreza ku u klasifikua në vendin e dhjetë, ndërkohë që në finale shkojnë 8 gjimnastë.

Petrov grumbulloi në total 14.733,  nga të cilat 6.500 pikë nga elementi I vështirësisë dhe 8.233 nga ekzekutimi. Gjithsesi, gara e tij ka qënë e mirë duke rivalizuar deri në fund për të kapur finale.

Por jo cdo gjë ka përfunduar këtu, pas Petrov mbetet një rezervë e parë dhe mundësitë ekzistojnë akoma. Nëse ndonjë nga sportistët e kualifikuar rezulton me doping, coronavirus apo dëmtohet, atëherë Petrov ka mundësinë të rikthehet në garë.

 

Sa vlejnë medaljet

Sa vlejnë medaljet olimpike? Është një pyetje që bëhet shpesh, e kësaj radhe lajmi I mirë është se janë rritur çmimet për atletët që hipin në podiumin e lakmuar. Në Tokyo 2020, ari do të vlejë 180 mijë euro, argjendi 90 mijë dhe bronzi 60 mijë. Në përgjithësi kjo është një rritje prej 20% krahasuar me Rio 2016.

Giovanni Malagò, presidenti i Coni, shpjegoi vendimin si vijon: “Është një mënyrë për t’u dhënë kredi atletëve që e gjetën veten pa të ardhura për shkak të pamundësisë për të garuar”. Të gjitha medaljet, pra, përfituan nga një rritje në vlerë, por, nëse ari tradicionalisht retushohet çdo katër vjet, dy të tjerët kishin mbetur të pandryshuar në tre edicionet e fundit.

Për më tepër, është një rritje që nuk përfshin domosdoshmërisht një shpenzim më të madh nga Coni: që në fakt varet nga plaçka e ekspeditës blu, e cila të gjithë shpresojnë se do të jetë sa më e pasur.

 

 

 

 

 

Më shumë

Si sot, 75 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend

Zona e Shkodrës kishte filluar organizimin për një rezistencë antikomuniste me shpresën se do të kthehej në një kryengritje të madhe popullore. Në pjesën më veriore të vendit, komunizmi ende nuk kishte lëshuar rrënjë dhe qëndronte dobët. Në Postribë filloi të organizohej një lëvizje e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. […]

Më 1 shtator 1928 u shpall Monarkia Shqiptare

Asambleja Kushtetuese, e dalë nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928 me 58 deputetë, sanksionoi në statut formën monarkike të qeverisjes dhe parashikoi sistemin njëdhomësh parlamentar.   Shqipëria shpallej mbretëri demokratike, parlamentare, dhe e trashëgueshme, ndërkohë që Mbret i shqiptarëve sanksionohej Lart Madhëria e tij Zogu I.   Në prill 1938 Mbreti Zog martohet me […]

Djali i George Soros takon punonjësit afganë të fondacionit

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros ka mbërritur në Shqipëri dhe ka vizituar punonjësit afganë të fondacionit, të cilët janë strehuar në hotelet në Durrës. “Kam patur privilegjin të takoj kolegët e Fondacionit Shoqëria e Hapur dhe të evakuuar të tjerë që u shpëtuan nga Afganistani drejt Shqiërisë. Ky grup përfshin gazetarë, mbrojtës […]

Shpenzimet për shëndetin u kushtojnë shqiptarëve 34 herë më shumë se mesatares së BE

Pandemia, që ka zhytur botën në kaos dhe në vitin e dytë ende nuk po i duket fundi, nxori më të pah rëndësinë dhe mundësinë, apo pamundësinë e kujdesit për shëndetin.   Të dhënat krahasuese të Eurostat, që publikon treguesin e barazisë së fuqisë blerëse për shëndetin dhe shërbimet spitalore për vendet e Bashkimit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara