Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama u shfaq sot në lozhën e sallës së parlamentit për të ndjekur nga afër prezantimin e programit qeverisës në mandatin e tretë të socialistëve. Ajo qëndroi në sallë vetëm për të ndjekur fjalën e bashkëshortit, që prezantonte projektet për 4 vitet e ardhshme.
Është hera e parë që Linda Rama shfaqet në një institucion shtetëror, në një aktivitet zyrtar të qeverisë ku flitet për vendimmarrjen politike dhe administrative. Prania e saj në sallë, ka thyer distancën që bashkëshortja e kryeministrit ka mbajtur deri dje në lidhje me vendimmarrjen qeverisëse.
Pak kohë më parë, gjatë një interviste në Euronews, Linda Rama nuk e ka fshehur ndikimin që ka tek bashkëshorti, duke e konsideruar veten si “dora tjetër në timon”.
“Për të respektuar vullnetin e njerëzve, ata kanë zgjedhur Edin që të jetë protagonist. E dija që kosa e egër nuk do më kursente as mua. Statusi i bashkëshortes lidhet gjithmonë me privilegje. Jam Linda që ka qenë gjithmonë, kam dhe unë të drejtë timoni. Edi është debatues i vështirë, nuk heq dorë as unë, më pas ai reflekton”- tha Linda ndër të tjera.
Vetë Rama, në intervistën për Opinion para zgjedhjeve të 25 Prillit, ka folur për vetminë, që e rrethon duke qenë në majë të piramidës së pushtetit. Tërthorazi, shprehu nevojën për ta thyer këtë vetmi, që vetëm pak mund t’ia kuptonin.
Shenjat janë se e ka kuptuar, që ilaçin për ta mundur vetminë e pushtetit e ka pasur më pranë se sa kishte menduar. Ndaj një shfaqjeje vanitoze sot nga ana e Linda Ramës, kryeministri nuk i ka thënë dot jo.
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën
Çarja e PD/ Basha mbush sallën Anti-Foltore, Berisha: Kuvendi i 11 Dhjetorit në Air Albania
Dy kuvendet e PD, si po përgatiten strukturat për 11 dhe 18 dhjetorin
“O Sali o hero, Amerika ty të do!”/ Shpërthejnë demokratët në New Jersey. Berisha: U shpalla non-grata prej lobimit të Soros dhe Ramës
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij. Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]
Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj. Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]
Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit. Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]