Në kryeqytet është mbajtur edicioni i pestë i Maratonës së Tiranës, ku morën pjesë rreth 2.500 garues në disa kategori, prej të cilëve 1.000 ishin nga shtete të ndryshme të botës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në hapje të maratonës tha se sot vrapohet edhe për kauza të rëndësishme, sipas tij për të treguar që “jemi një vend i hapur dhe një qytet i hapur”.
“Faleminderit që keni mbushur Tiranën plot me gëzim, falënderoj sidomos ata 1.000 vetë që kanë ardhur nga 35 shtete të ndryshme, duke filluar nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Presheva. Ne jemi zyrtarisht të hapur dhe rikthimi i maratonës pas viteve mungesë është ndoshta shenja më e bukur e një Tirane që do i rikthehet normalitetit e jetës aktive”, u shpreh Veliaj.
Pas përfundimit të maratonës u shpallën dhe fituesit, ku në kategorinë kryesore të meshkujve në 42 kilometra në vendin e parë u rendit Ilir Kellezi nga Shqipëria, ndërsa në kategorinë e femrave në vend të parë u rendit Veretska Valentyna nga Ukraina.
Për mbarëvajtjen e maratonës u angazhuan qindra forca policore, ndërsa u ndalua qarkullimi i automjeteve në disa akse rrugore në kryeqytet.
Faleminderit të gjithëve që e bëtë Tir❤️nën më të bukur se kurrë. 👏🏻
Shihemi vitin tjetër më 23 Tetor 2022 në #TiranaMarathon 🏃🏻♂️🏃🏼♀️🏃🏻 pic.twitter.com/jSJPKg0s1G— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) October 17, 2021
Sukseset dhe dështimet e Presidencës sllovene të BE
Berisha shpall rezultatet e referendumit në selinë e PD-së të rrethuar nga Garda: Të hënën nisin protestat anti-qeveritare
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Terrorizmi – Shqipëria rrezikohet nga Irani
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Arrestohet në Romë, ish kryeprokurori Adriatik Llalla
Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi. Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]
Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]