e mërkurë 8 dhjetor 2021
e mërkurë 8 dhjetor 2021

 

 

​​​​​​​Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka folur për mbajtjen e liturgjisë nga kisha ortodokse serbe në kishën e ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

 

Çeku ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka qenë e lajmëruar për këtë aktivitet dhe ka thënë se Qeveria nuk do të lejojë më aktivitete të tilla, përkundër faktit që sot gjatë ditës nuk pati reagim.

 

“Gjatë ditës së sotme jemi njoftuar për një aktivitet të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë të zhvilluar në strukturën e papërfunduar, e cila ishte ndërtuar në pronën e Universitetit të Prishtinës në kohën e regjimit represiv serb mbi Kosovën. Policia e Kosovës nuk ka qenë e njoftuar paraprakisht për mbajtjen e këtij aktiviteti dhe kjo përbën shkelje të rregullave të sigurisë publike në Kosovë”, ka thënë ai në një status në Facebook.

 

Ai thotë se prona ku është ndërtuar ajo kishë është në proces gjyqësor, prandaj ka cilësuar aktivitetin e sotëm si “presion” mbi gjykatën.

 

“Prona ku është ngritur struktura e papërfunduar aktualisht është në procedurë kontestimore dhe ku paditës është Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Për këtë arsye, asnjëra palë që është pjesë e procedurës gjyqësore nuk guxon të ushtrojë presion mbi gjykatat. Bëjmë thirrje që situatat e tilla të mos përsëriten dhe palët e interesit në këtë rast gjyqësor të përmbahen nga ushtrimi i presionit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi institucionet e drejtësisë”, ka shtuar Ministri.

 

Tutje ai thotë se liria e vepritmarisë fetare është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës dhe kjo liri nuk mund të cënohet pasi për këtë liri të tanishme është paguar një çmim i lartë.

 

“Liria e veprimtarisë fetare është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe ajo mbrohet me të gjitha mekanizmat institucional. Mirëpo, veprimtaria fetare nuk mund të përdoret për qëllime politike dhe as të cënojë rendin, ligjin dhe drejtësinë. Për paqen që e gëzojmë sot kemi paguar çmim të lartë, prandaj institucionet e Kosovës nuk do të tolerojnë veprime që cënojnë sigurinë publike, ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit dhe nxisin konflikte duke e rrezikuar bashkëjetesën mes komuniteteve”, tha ai.

 

 

Më shumë

Albin Kurti: Sipas kushtetutës së Kosovës nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike, pikë!

Kryeministri i Kosovës flet në një intervistë ekskluzive për DW për Asociacionin e Komunave Serbe, rrezikun e bosnjëzimit të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe për “Open Balkan” ndaj të cilit është kategorisht kundër.     DW: Zoti Kurti, ju keni disa muaj në qeveri si kryeministër i Kosovës me një mandat të fituar me […]

Kosova shpall persona të padëshiruar dy zyrtarë rusë

Në Kosovë, ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur persona të padëshiruar dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse që punojnë në këtë vend. Lajmi u njoftua në median sociale nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila më herët tha se i kishte kërkuar ministrisë së Jashtme t’i shpallte këta persona si të […]

Zgjedhjet lokale në Kosovë; më shumë se gjysma e komunave shkojnë në balotazh, bie Vetëvendosja

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve komunale të së dielës në Kosovë, tregojnë se në 21 nga 38 komunat e vendit do të ketë një raund të ri zgjedhjesh, meqë asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në raundin e parë.   Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit që udhëheq qeverinë, […]

Festivali “Mirëdita, Dobar dan” në Prishtinë, debat për marrëdhëniet Kosovë – Serbi

Përfaqësues të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë thanë se qytetarët e të dyja vendeve nuk duhet të presin vetëm nismat e elitave politike për normalizimin e marrëdhënieve, por kjo duhet të jetë pjesë e angazhimit më të gjerë.     Këto komente u bënë gjatë një debati në Prishtinë me temën “Cila […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara