Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit mbërritën dozat e para në bazë të kontratës me kompaninë Pfizer-BionTech.

 

Bëhet fjalë për 1170 doza të cilat do të shkojnë për ata që kanë marrë dozën e parë të vaksinimit, por edhe për të tjerë persona të përcaktuar në grupet e riskut.

 

Dozat e vaksinave u dërguan nën masa të rrepta sigurie në Institutin e Shëndetit Publik dhe prej së martës do të marrin dozën e dytë edhe ata që kanë marrë tashmë të parën.

 

Shqipëria filloi me datë 11 Janar 2021 vaksinimin antiCOVID me 50 mjekët dhe infermierët e parë të spitalit Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’, duke përdorur vaksinën Pfizer-BionTech.

 

Rreth 1 mijë dozat e para u dhuruan nga një vend partner i Bashkimit Europian.

 

Qendra e parë e vaksinimit antiCOVID është ajo e Tiranës në Air ‘Albania Stadium’, ku gjithçka është gati, me një mjedis vaksinimi me standardet më të mira tekniko-profesionale për të mirëpritur grupet përfituese sipas planit të jetësimit të fushatës së vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh”. Dy qendrat e tjera do të jenë në Vlorë dhe Shkodër.

 

Plani Kombëtar i Vaksinimit përfshin disa aspekte. Aspekti kryesore lidhet me prioritizim e grupeve të cilat do të vaksinohen. Dhe këto grupe fillojnë me ata të cilët janë në përballje të përditshme me armikun e padukshëm, që janë punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët, epidemiologët, punonjësit e urgjencave. Ndërkohë që kemi një prioritizim brenda grupeve, të gjithë punonjësit e shëndetësisë, pra mjekët, infermierët, që ofrojnë shërbime në spitalet tona COVID, do të jenë të parët që do të vaksinohen. Por nga ana tjetër kemi dhe vaksinimin e kombinuar në ato grupe të cilat kanë nevoja urgjente në vaksinim. Eshtë planifikuar që ato persona të moshuar që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve dhe në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe atyre sociale afatgjata të vijojnë vaksinimin në mënyrë paralele me mjekët dhe infermierët në fazën e parë.

 

Ndër grupet të cilët janë identifikuar si prioritar për t’u vaksinuar janë personat e moshuar dhe ato me probleme të shumta shëndetësore. Në vijim do të vaksinohen edhe personat që kryejnë shërbime të tjera kritike për shoqërinë si mësuesit policët apo të tjerë.

 

Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës nga marreveshja direkte me kompaninë Pfizer. Vaksina që do të blihet permes marrëveshjes së drejtpërdrejtë të Qeverisë së Shqipërisë me kompaninë Pfizer ka marrë certifikimin nga EMA (European Medical Agency) dhe FDA (Food and Drug Administration) dhe OBSH.

 

Marrëveshja me Pfizer është ratifikuar në Kuvend. Sasia e dakordësuar sipas marrëveshjes, paguhet menjëherë në bazë të termave dhe të procedurës tip të kompanisë Pfizer me të gjitha vendet pa përjashtim.

 

Qeveria shqiptare ka kontratë me COVAX, ku ka siguruar 1,114,000 doza vaksine. Për këtë kontratë, qeveria shqiptare ka parapaguar (është bërë transferta e fondeve) më datë 16/11/2020 shumën prej 3.9 milion dollarë për sigurimin e dozave të vaksinës nga COVAX. Brenda pak ditësh do të kemi një përgjigje nga mekanizmi COVAX por kohën kur do të lëvrohen vaksinat e para.

 

Deri tani, janë siguruar vaksina për 800,000 qytetarë (1,6 milion doza) nëpërmjet marrëveshjes së drejtpërdrejtë me Pfizer dhe marrëveshjes me COVAX.

 

Përpos këtyre dy marrëveshjeve, ka negociata të drejtpërdrejta edhe me kompaninë Moderna dhe Astra- Zeneka, për të rritur sasinë e vaksinave antiCOVID.

 

MSHMS po punon me të gjitha institucionet e shëndetit publik, personelin shëndetësor, dhe me partnere të tjerë për t’u siguruar që njerëzit të kenë akses sa më të lehtë për të marrë vaksinën ndaj COVID-19 dhe pakosto (falas) fillimisht për grupet prioritare.

 

Vaksinat e prokuruara nga qeveria shqiptare do t’i ofrohen dhe administrohen popullatës shqiptare, falas. Vaksinimi ndaj COVID-19 nuk do jetë i detyrueshëm.

 

Vaksinimet po organizohen dhe kryhen në përputhje me orarin e shpërndarjes së vaksinave, numrin e individëve të kualifikuar në grupet e përcaktuara me lart dhe aspektet logjistike të zinxhirit ftohës në përputhje me kërkesat e prodhuesit për transportin dhe ruajtjen e vaksinave.

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara