e mërkurë 8 dhjetor 2021
e mërkurë 8 dhjetor 2021

 

Kapitenia Stephanie Demores bën pjesë në grupin e parë të ushtarakëve amerikanë që mbërritën në Shqipëri në kuadër të “Defender Europe 21″. Stërvitja shumëkombëshe e drejtuar nga shtetet e bashkuara, i ka dhënë mundësi nënës së tre fëmijëve të njohë Shqipërinë, ku thotë se do të kalojë pushimet.

 

 

“Vendi juaj është shumë i bukur, ka male, që ne në Florida nuk i kemi. Do kisha shumë dëshirë të kthehesha. Kam kohë që i kërkoj bashkëshortit të më dërgojë me pushime, kam përshtypjen se do ta sjell këtu. Ka vështirësitë e veta të jesh grua në ushtri. Kam 3 fëmijë dhe im shoq po kujdeset për ta në shtëpi”, shprehet ushtarakja amerikane.

 

Kapitenia Demores inkurajon gratë, përfshirë dhe ato shqiptare të bëhen pjesë e ushtrisë. Të tilla kishte dhe ndër radhët e 267 ushtarakëve të tjerë amerikanë që mbërritën këtë të diel në Rinas për t’iu bashkuar stërvitjes.

 

“Kam rreth 2000 ushtarë të tjerë që do të vijnë këtu javën e ardhshme. Ne jemi këtu për të punuar me aleatet e NATO-s dhe forcat partnere. Duam të sigurojmë që mund të ruajmë paqen në zonë. Dhe në saj të përpjekjeve tona t’i tregojmë mbështetjen NATO-s dhe aleatëve tonë”, tha komandanti, Blake Glass.

 

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim gjatë pritjes në aeroportin e Rinasit të trupave amerikane, deklaroi se në total në vendin tonë do të vijnë 6 mijë trupa ndërsa theksoi se nga ana e SHBA janë shpenzuar 35 milionë dollarë gjatë stërvitjes.

 

“Kjo është stërvitja ushtarake e drejtuar nga amerikanët më e madhe e zhvilluar ndonjëherë në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është shteti kryesor mikpritës në të gjithë vendet e Ballkanit. Është shumë e rëndësishme, historike. Nuk ka vetëm përfitime ushtarake nga kjo stërvitje , por ka sjellë punë , injektim monetar në ekonominë vendase. Deri më tani ushtria amerikane ka shpenzuar 35 milionë dollar në Shqipëri. Duke punësuar shoferë, punëtorë ndërtimi. Pra është diçka e madhe”, tha ambasadorja Kim.

 

Deri në fillim të qershori në Shqipëri do të zhvillohen stërvitje ku përfshihen dhe qitjet e drejtpërdrejta, ato mbrojtëse ajrore, raketore apo dhe detare. Në javët e ardhshme do të vijnë mbi 6000 ushtarë të tjerë në vendin tonë ku janë ndërtuar 7 nga 30 bazat e stërvitjes. “Defender Europe 21” zhvillohet njëkohësisht në 16 shtete, në 12prej tyre janë ndërtuar baza sërvitore për 28 mijë ushtarët që marrin pjesë në të.

 

 

Më shumë

Nis në Shqipëri stërvitja “Defender Europe 2021”, marrin pjesë tre gjeneralët më të lartë të NATO

Me pjesëmarrjen e veçantë të tre gjeneralëve më të lartë të Aleancës së NATO, por edhe të mjaft autoriteteve të larta nisi nga Durrësi stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin e Ballkanit Perëndimor, “Defender Europe 2021”.   Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi teksa shprehu mirënjohjen që u zgjodh Shqipëria si një ndër 12 […]

Ushtria e SHBA dhuron 29 automjete shumëpërdorimshme për FA

Njëzet e nëntë automjete shumëpërdorimshme me lëvizshmëri të lartë (Humvee) mbërritën sot në portin e Durrësit.   Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën të ditur se këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.   Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara […]

Stërvitja më e madhe ushtarake e NATO në Shqipëri, Kim: Shqipëria, vend kryesor pritës

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë pasditen e sotme në një takim të organizuar në Presidencë, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Rama, lideri i opozitës Basha, si dhe gjeneral-major Joseph Jarrard, Zv. Komandant Gjeneral i Ushtrisë së SHBA në Europë.     Në fokus të takimit ishte stërvitja “Defender Europe […]

Në vjeshtë nis puna për Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Punimet për rindërtimin e Bazës Ajrore të Kuçovës pritet të nisin në muajin tetor të këtij viti. Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili u njoh me infrastrukturën aktuale të kësaj baze dhe planin për investimin e NATO-s.   I shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara