Çarteri i parë turistik, me 200 rusë mbërriti të Dielën në darkë, më 20 Qershor 2021 në Tirana International Airport, me përshëndetjen dhe mirëseardhjen e një ceremonie simbolike. Fluturimet kryhen nga kompania ajrore ruse Ural Airlines, njoftoi Tirana International Airport.
“Aeroporti po gjallërohet dhe ky është një fakt i rëndësishëm për të gjithë ne. Turizmi, është një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit të Shqipërisë dhe TIA po jep kontributin e saj, bashkë me partnerët e operatorët turistikë për të rritur numrin e të huajve që vizitojnë këtë vend të mrekullueshëm. Shumë shpejt, vendoset dhe linja turistike charter me San Petersburg”, tha
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Dr. Constantin von Alvensleben.
“Sot në mbrëmje do të doja t’u shpreh mirënjohje dhe falënderim të gjithë atyre që morën pjesë në rivendosjen e lidhjeve turistike ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë: Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Rosturizmit (Russian Tourism Authority), autoriteteve te aviacionit civil të të dy vendeve, operatorëve turistikë dhe diplomatëve të dy Ambasadave në Tiranë dhe Moskë, që u morën me realizimin e këtij projekti. Shpresoj se turizmi do të japë një impuls pozitiv për zhvillimin e bashkëpunimit ruso-shqiptar edhe në fusga të tjera”, tha Z. Sergei Lysikov, Këshillues Ministror i Ambasadës Ruse në Tiranë.
Njoftimi i Ambasadës ruse në Tiranë
Mё 20 qershor nё aeroportin e Tiranёs Nёnё Tereza mbërriti avioni i parё charter nga Rusia me afro 200 turistë rusë nё bord.
Kjo ngjarje u bё e mundur fal pёrpjekjeve tё pёrbashkëta nё luftёn kundёr koronavirusit. Ulje e vazhdueshme e tё sёmurëve me Covid-19 fal zbatimit tё masave kufizuese tё rrepta dhe vaksinimit tё gjerё tё popullsisё i lejoi Shqipёrisё tё hapё pёrsёri kufijtё e saj dhe tё deklarojё mё zё tё lartё «Mirёseerdhët nё Shqipёri!» mijra dhe mijra turistёve nga vendet e ndryshme, pёrfshi Rusinё. Jemi krenarë me faktin se në arritjen e rezultateve pozitive nё luftёn kundёr pandemisё nё Shqipёri ndihmoi dhe pёrdorimi i gjerё kёtu i vaksinës antikovid ruse «Sputnik V».
Duke pёrshendetur tё ardhurit nga Rusia, u urojmё njё qëndrim dhe pushim tё kёndshёm nё Shqipёri dhe kthim nё shtёpi me shёndet tё plotё, gёzim, pёrshtypje tё mira nga bregdeti Adriatik dhe Jon, mikpritja dhe kuzhina kombёtare dhe sigurisht me deshirё tё vizitojnë pёrseri kёtё vend tё bukur.
Nisin punimet për aeroportin e Vlorës: Do të jetë më i madhi në vend
“Bregdeti ynë”/ BIRN: Lufta e humbur e Kryeministrit me ndërtimet e paligjshme
Sfidat e qyteteve turistike me pandeminë: Saranda një destinacion në rritje
Përmeti mirëpret më shumë turistë në 2021
Apolonia tërheq shumë turistë
Këtë verë mbizotëroi tregu shqipfolës, polakët po kthehen sipërmarrës në Sarandë
Intervistë me Arben Çipa, Shoqata e Hotelierëve në Sarandë Saranda, që pati vitin më të mirë turistik këtë verë, pas një sezoni të dobët të vitin 2020, duket se ka gjetur sekretin për suksesin. Arban Çipa, nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë, shprehet se modeli i kombinuar mes turizmit ekskluziv dhe atij masiv […]
Vizita turistike në Parkun Arkeologjit të Orikut aktualisht kalon nëpërmjet portës dhe territorit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Turistit dhe vizitorit i duhet që përveç biletës hyrëse, të paraqesë kartën e identitetit dhe në hapësirën rreth një km të bazës ushrarake detyrimisht duhet të shoqërohet nga një punonjës i shërbimit të funksioneve të tyre: […]
Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin. Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë. Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën. […]
Vendi i shqiponjave, me pamje nga Adriatiku dhe Joni, është një destinacion i ri për turizmin veror. Arsyet? Ndodhet afër Italisë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan, shkruan Francesca Masotti për gazetën më të njohur italiane ”Il corriere della sera” (https://viaggi.corriere.it) Vitet e fundit […]