e mërkurë 18 maj 2022
e mërkurë 18 maj 2022

 

 

Mbesa e liderit fashist të Italisë, Benito Musolini, ka fituar një mandat të dytë si këshilltare bashkiake e qytetit të Romës, me një nivel votash të rritur krahasuar me zgjedhjet kur fitoi mandatin e parë.

 

Ajo thotë se kjo shumicë votash i detyrohet punës që ajo ka bërë dhe jo historisë së familjes së saj.

 

E rreshtuar përkrah partisë ekstremiste “Vëllezërit e Italisë”, Rachele Mussolini siguroi mbi 8200 vota në zgjedhjet lokale të 3 dhe 4 tetorit, më shumë se çdo kandidat tjetër dhe shumë më tepër se 657 votat që mori në zgjedhjet e mëparshme, të vitit 2016.

 

“Në të kaluarën intervistohesha vetëm për shkak të emrit të familjes. Ndërsa gjatë mandatit tim si këshilltare filluan të më pyesin mbi nismat që kam promovuar. Kam punuar me të vërtetë shumë”, deklaroi Rachele Mussolini për edicionin e së mërkurës të së përditshmes “La Repubblica”.

 

Ajo është e bija e muzikantit të xhazit Romano Mussolini, i biri i diktatorit fashist që udhëhoqi vendin nga viti 1922 në 1943.

 

“Mësova të jetoja me mbiemrin tim që kur isha fëmijë. Në shkollë më shihnin ndryshe, por me kalimin e kohës personaliteti im u rrit dhe dominoi ndaj mbiemrit, pavarësisht se barra e tij ndihet ende”, u shpreh Mussolini.

 

E pyetur lidhur me pikëpamjen e saj mbi fashizmin, ajo tha se ishte kundër glorifikimit të tij, por refuzoi të bënte komente të tjera.

 

Katër qytetet më të mëdha të Italisë, Roma, Milano, Napoli dhe Torino, si dhe mbi 1 mijë qendra të tjera të vogla, mbajtën zgjedhjet lokale të dielën dhe të hënën.

 

Një balotazh pritet të mbahet pas dy javësh në qytetet ku asnjë kandidat nuk siguroi 50 për qind të votave.

 

Kandidatët e qendrës së majtë kanë fituar pa qenë nevoja për balotazh në Milano, Napoli dhe Bolonja.

 

Blloku i qendrës së djathtë, ku bën pjesë edhe partia e Rachele Mussolinit, shpreson të fitojë kontestin e Romës mes kandidatit të tij Enrico Michetti dhe atij të qendrës së majtë Roberto Gualtieri.

 

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara