e shtunë 23 janar 2021
e shtunë 23 janar 2021

 

Mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump, pritet të parakalojnë të mërkurën në Uashington në përkrahje të kundërshtimit të certifikimit të fitores së presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

 

Presidenti Trump planifikon të flasë në një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë.

 

Zoti Biden pritet të flasë të mërkurën nga shtëpia e tij në Delaware pas një takimi me këshilltarët e tij ekonomik.

 

Kongresi do të mblidhet të mërkurën për të numëruar dhe certifikuar votat elektorale, që dolën zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

 

Përpara ngjarjeve të së mërkurës, presidenti Trump vazhdoi të përdorte rrjetin twitter për të bërë pretendime të pambështetura se ai është fitues i zgjedhjeve.

 

“Ata nuk do të mbështesin vjedhjen e një fitoreje të madhe në zgjedhje”, shkroi ai për ata që udhëtonin për në Uashington për të protestuar.

 

Qindra njerëz u mblodhën të martën mbrëma në Uashington, përfshirë disa grupe që u përleshën me policinë.

 

Autoritetet thanë se arrestuan të paktën gjashtë persona nën akuzat që përfshinin armëmbajtje si dhe sulm ndaj një oficeri të policisë.

 

Rrugët e Uashingtonit u mbyllën dhe kryebashkiakja Muriel Bowser aktivizoi Gardën Kombëtare, nga droja e përsëritjeve së dhunës midis grupeve protestuese sic kishte ndodhur gjatë verës.

 

Dyqanet në qendër të qytetit janë mbuluar dhe pjesëtarët e Gardës Kombëtare do të ndihmojnë policinë e kryeqytetit dhe Parkut Kombëtar të kontrollojë turmat të mërkurën.

 

Zonja Bowser dhe politikanët në Maryland dhe Virgjinia u bënë thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi të mërkurën dhe të shmangin kundër-protestat.

 

Disa aktivistë në mediet sociale gjithashtu bënë thirrje që protestuesit të qëndrojnë në shtëpi, duke paralajmëruar kundër nxitjes së dhunës midis grupeve.

 

Përleshjet midis mbështetësve të presidentit Trump dhe kundër protestuesve në dhjetor çuan në katër persona të plagosur nga goditje thikash.

 

Pjesëtarë të grupit “Proud Boys” që e cilësojnë veten “shovinistë perëndimorë” pritet të marrin pjesë në protesta.

 

Të hënën, policia arrestoi udhëheqësin e grupit “Proud Boys”, Henry “Enrique” Tarrio dhe ngriti akuza ndaj tij për shkatërrim prone në lidhje me një protestë të mëparshme. Ai u lirua të martën, por i është ndaluar hyrja në qytet deri në seancën dëgjimore në qershor.

 

Certifikimi i zgjedhjeve, një veprim i zakonshëm dhe përgjithësisht ceremonial që normalisht do të zyrtarizonte fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhje pasi Kolegji Elektoral më 14 dhjetor e zgjodhi zyrtarisht kandidatin demokrat si fitues, këtë radhë është kthyer në një provë të besnikërisë së republikanëve ndaj Presidentit Trump. Mbi 100 ligjvënës besnikë të presidentit pritet ta sfidojnë procesin e certifikimit.

 

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha në një letër drejtuar demokratëve të martën se certifikimi “ka të bëjë me garantimin e besimit në sistemin tonë demokratik”.

 

“Si Anëtarë të Kongresit, të gjithë kemi përgjegjësinë për të mbështetur parimin se qytetarët janë sovranë dhe se ata kanë fuqinë për të zgjedhur udhëheqësit e tyre përmes kutisë së votimit,” tha ajo. VOA

 

Më shumë

FBI: Përpjekje për t’u shitur rusëve kompjuterin e zyrës së Pelosit

Sipas një aktpadie, strukturat e zbatimit të ligjit po kryejnë hetime mbi një grua e cila dyshohet se ka marrë një kompjuter portativ ose një usb nga zyra e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi gjatë sulmit të dhunshëm të 6 janarit në Kapitol dhe më pas është përpjekur t’ia shesë pajisjet zbulimit […]

Ekspertët e OBSH mbërrijnë në Wuhan për të hetuar origjinën e koronavirusit

Një ekip shkencëtarësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbërritën në Wuhan, kryeqyteti i Provincës Hubei të Kinës qendrore, të enjten për të bashkëpunuar me kolegët e tyre kinezë në hulumtimin mbi origjinën e mundshme të koronavirusit të ri Sars-Cov-2.   Ekipi i OBSH-së iu nënshtrua kontrollit PCR dhe testeve të antitrupave për koronavirusin […]

Një gjykatë në Peru akuzon Soros, Bill Gates dhe Rockefeller: “Ata krijuan COVID-19”

Sipas një gjykate në Peru, virusi u krijua nga figura të shquara të tilla si Gates, Soros dhe Rockefeller për të shfrytëzuar aspektet ekonomike të pandemisë.   LIMA (Peru) – Një gjykatë peruane ka deklaruar se COVID-19 është një shpikje e “elitës kriminale botërore” e përbërë, sipas magjistratëve të kësaj gjykate, nga miliarderë […]

Vendi i pagëzimit të Jezusit, i pastruar nga minat pas 50 vjetësh

Një faltore afër vendit tradicional të pagëzimit të Jezusit në lumin Jordan, priti të dielën një meshë Epifanie për herë të parë në më shumë se 50 vjet pasi u shpall pa mina.   At Francesco Patton, kujdestari i Tokës së Shenjtë për kishën Katolike Romake, udhëhoqi pruftërinjtë françeskanë drejt një vendi të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara