e premte 19 gusht 2022
e premte 19 gusht 2022

 

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.

 

Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.

 

“Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të mbyllura”, – thotë Enxhi Picori, menaxhere e ‘Kalemi Travel’.

 

Festat e Nëntorit janë kaluar dhe në Emirate e Bashkuara dhe vendet fqinje në Ballkan.

 

“Emiratet Arabe, pasi kemi 2 fluturime direkte për momentin për në Dubai dhe Abu Dhabi”, – tregon Aurela Baholli, administratore e ‘British Travel’.

 

Por nuk kanë munguar si destinacione Mali i Zi apo Dubrovniku në Kroaci

 

Gjatë këtyre katër ditëve, nga Aeroporti i Rinasit janë nisur mbi 17 mijë pasagjerë, në krahasim me rreth 5000 që ishin vitin e kaluar.

 

Ndryshe nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që Pavarësinë preferuan ta kalonin në Vlorë e Tiranë, ata të Shqipërisë kanë festuar në vendet fqinje.

 

 

Hyrje-daljet në pikat doganore tokësore nga 26-29 nëntori:

 

Pika doganore e Kapshticës

  • Kanë hyrë 6105 persona
  • Kanë dalë 6891 persona

 

Pika doganore e Qafë Thanës

  • Kanë hyrë 6248 persona
  • Kanë dalë 6429 persona

 

Pikat doganore të Muriqanit dhe Hanit të Hotit

  • Kanë hyrë 9354 persona
  • Kanë dalë 9486 persona

 

 

Më shumë

“Dita e Verës”, historia e festës tradicionale

Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në […]

Putin mesazh urimi Metës për festën kombëtare: Zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona

Me rastin e Ditës së Flamurit Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.     “I nderuar zoti President,   Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.   Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare […]

Pashkët Orthodhokse

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Orthodhokse dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.   Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jizusit. Festa e Pashkëve të […]

Gëzuar Sulltan Nevruzin, Kryegjyshi Botëror: Festojeni në shtëpi

Koronavirusi ka anuluar festimet e Ditës së Sulltan Nevruzit më 22 mars, festë e komunitetit bektashi.   Kryegjyshi  Botëror i Bektashinjëve, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka uruar ditën e sotme Festën e Sulltan Novruzit, duke dërguar dhe një mesazh për të gjithë besimtarët bektashinj.   Baba Mondi ka bërë me dije se […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara