e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Mbi 30 ura në vend kanë mbyllur atë që njihet si cikli i tyre i jetës kur mund të përdoren duke ofruar siguri.

 

Një pjesë e madhe e tyre kanë nevojë për ndërhyrje të shumta për t’u sjellë në standardet e kërkuara ndërsa një pjesë tjetër do të duhet të ndërtohen nga e para. Në një dokument zyrtar që i referohet Autoritetit Rrugor Shqiptar thuhet se disa nga urat që ndodhen në rrjetin kombëtar rrugor reflektojnë kushte shumë të ndryshme rast pas rasti.

 

I njëjti kërkim i ARRSH tregon se ndërsa pak ura të ndërtuara së fundmi janë në kushte të mira të tjerat vuajnë nga kushte ekstresmisht të varfra duke kërkuar përmirësime të mëdha apo ndërtim nga e para apo rishikim të volumit të trafikut që mbajnë apo forcim për të akomoduar vëllimin dhe trafikun që kanë shkaktuar nga ndryshimet ekonomike të vendit.

 

“Superstrukturat e urave dhe pajisjet e sigurisë janë ose inekzistente ose të përkeqësuar për shkak të mirëmbajtjes së pamjaftueshmme, duke rezultuar në rritjen e frekuencës dhe ashpërsisë së aksidenteve që ndodhin brenda dhe në afërsi të këtyre urave. Infrastruktura e lidhur me urën, siç është infrastruktura mbrojtëse, e tillë, kanalizimet, muret mbajtëse, etj janë gjithashtu inekzistente ose të mirëmbajtura nën nevojën reale” thuhet në dokument.

 

I njëjti sqaron se për shkak të historikut që ka Shqipëria nga e kaluara ndërtimi i urave ka qenë gradual sipas standardeve të ndryshme duke nisur nga ato sovjetike tek italiane apo puro shqiptare.

 

“Ndërtimi i urave dhe strukturave të tjera të Rrjetit Rrugor Kombëtar të Shqipërisë daton që nga viti 1930 me standarde të ndryshme të dizajnit. Rrjeti rrugor kombëtar prej 3,945 km në Shqipëri përfshin 730 ura, qindra tubacione për shkarkimin e ujërave që ende nuk janë inventarizuar plotësisht. Gjatë nëntë dekadave të fundit (që nga viti 1930), strukturat u ndërtuan në faza të ndryshme të zhvillimit të sistemit rrugor të Shqipërisë bazuar standarde të ndryshme të projektimit të urave, përfshirë standardet sovjetike, italiane dhe shqiptare. Duke ndjekur reformat në vazhdim, vendi gradualisht po përafron standardet e tij të hartimit dhe ndërtimit të rrugëve dhe strukturave (përfshirë urat)me standardet evropiane të eurokodeve” thuhet në dokument.

 

Qeveria shqiptare tashmë ka kërkuar pranë Bankës Botërore 100 milionë dollar kredi për të financuar një projekt të lidhur me rehabilitimin e urave. Nga këto të paktën 82 milionë dollar parashikohet të shkojnë për punime në terren. Banka pritet të marrë përmes Bordit të saj një vendim mbi këtë kërkesë në nëntor të këtij viti. monitor

 

Më shumë

72 vjetori i krijimit të Arkivit Qendror Shtetëror

Fillimet e veprimtarisë arkivore në Shqipëri datojnë që nga antikiteti. Historia dëshmon se në bibliotekat që ekzistonin në shtetet ilire, në pricipatat feudale shqiptare, në shtetin e Skënderbeut, në shoqëritë patriotike e kulturore, në institucionet fetare, në firmat tregtare, në esnafët, në familje dhe individë të veçantë, krahas librave ruheshin edhe dokumente. Zhvillimet politike […]

175-vjetori i lindjes së Naim Frashërit (1846-1900)

Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë së Përmetit më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën […]

Kongresi i Përmetit / 24 Maji i 1944 – Ngjarja që i parapriu çlirimit nga nazifashizmi

Pak muaj pas mbajtjes së Konferencës së Teheranit, (28 nentor – 1 Dhjetor 1943) midis Tre Aleatëve të Mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, në të cilën u akordua edhe mbi mbështetjen që i duhej dhënë frontit antifashist në Ballkan, pikërisht më 24 Maj të vitit 1944 u mbajt në Përmetin e çliruar Kongresi […]

Pandemia dhe shërbimet elektronike për qytetarët

Pandemia e koronavirusit rriti ndjeshëm nevojën e shërbimeve elektronike për qytetarët në Shqipëri, por një pjesë e madhe e tyre u gjetën të papërgatitur për t`i përdorur këto shërbime. Në Qarkun e Gjirokastrës një pjesë e popullsisë, kryesisht në moshë të madhe,vijon t`u drejtohet sporteleve të shërbimit. Një Program i Kombeve të Bashkuara […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara