Friday 8 December 2023
Friday 8 December 2023

 

Këshilli i Përgjithshëm (i përkohshëm) Nacionalçlirimtar i drejtoi udhëheqjes së organizatës së Ballit Kombëtar kërkesën për mbajtjen e një takimi të përbashkët për të shqyrtuar marrëdhëniet ndërmjet tyre si dhe për të përcaktuar qëndrimin që duhet të mbanin në situatën që kalonte vendi. Propozimi i mësipërm u pranua nga drejtuesit e Ballit Kombëtar. Takimi ndërmjet dy palëve nisi më 26 korrik në fshatin Tapizë dhe më pas bisedimet vijuan në Mukje në datat 2dhe 3 gusht 1943.

 

Fronti Nacionalçlirimtar përfaqësohej nga Ymer Dishnica, Abaz Kupi, Myslim Peza dhe Mustafa Gjinishi e të tjerë. Balli Kombëtar përfaqësohej nga kryetari i kësaj organizate Mid’hat Frashëri, Hasan Dosti, Thoma Orollogaj, Ali Këlcyra e të tjerë. Ndërmjet dy palëve pati debate të ashpra për disa çështje.

 

Në fund të takimit të dy palët ranë dakord të angazhoheshin në luftë kundër pushtuesit; forma e regjimit në Shqipëri të përcaktohej pas mbarimit të luftës përmes zgjedhjeve të lira; krijimin e Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë deri sa të formohej qeveria e re shqiptare nga zgjedhjet e lira; luftë për një Shqipëri indipendente dhe etnike mbështetur në parimin e shpallur nga Karta e Atlantikut.

 

Me nismën e Enver Hoxhës, Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar anulloi marrëveshjen e arritur në Mukje, vendim që u miratua nga Konferenca e Dytë Nacionalçlirimtare e mbajtur në shtator 1943. Shkaku kryesor i prishjes së marrëveshjes ishte vendimi për krijimin e Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë dhe përbërja e këtij organi, i cili eklipsonte rolin dhe rëndësinë e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH.

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara