e martë 26 janar 2021
e martë 26 janar 2021

 

 

Në teatrin “Poly” të Qendrës së Kulturës dhe Artit të Kunshan-it në provincës Jia,ngsu të Kinës Lindore, u mbajt Galaja e Vitit të Ri të Bashkëpunimit Kinë- Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Artistët nga Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore prezantuan një “festë arti” ku u ndërthurën Lindja dhe Perëndimi, tradita dhe moderniteti. Ishin të pranishëm zv.ministri i Punëve të Jashtme të Kinës dhe Sekretari i Përgjithshëm i Sekretariatit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e EQL-së Çin Gang dhe titullarë diplomatikë të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në Kinë.

 

 

Qyteti Kunshan është vendlindja e operës Kunqu, një thesar i operës tradicionale kineze, kështu që Kunqu nuk kishte si të mungonte në këtë shfaqje gala. Fragmentet nga opera Kunqu “Lufta e Malit të Artë” dhe “Shiu i Wutong-ut” e magjepsën publikun. Përveç operës tradicionale kineze, akrobacisë, muzikës popullore dhe arteve të tjera tradicionale me karakteristika kineze, të pranishmit shijuan gjithashtu valle popullore, simfoni dhe opera klasike nga 17 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Shqipërinë.

 

 

Ambasadori shqiptar në Kinë, z. Selim Belortaja, u shpreh: ”Jam shumë i impresionuar me performancën e galasë sot dhe mendoj që me këtë gala plotësojmë plotësisht tablonë e ‘17+1’ në të gjitha aspektet e shkëmbimeve ekonomike, sociale e kulturore. Paraditen e sotme ne patëm mundësi të njohim vlerat, bukurinë dhe zhvillimin e Kunshan-it si një model i zhvillimit të shpejtë të bazuar në inovacion, dhe në bisedat e ditës shkëmbyem shumë mendime për bashkëpunimin ekonomik midis vendeve tona. Ndërsa në këtë gala, në mbrëmjen me rastin e fundvitit për platformën e ‘17+1’, mendoj që plotësojmë dhe një dimension tjetër, që është dimensioni kulturor dhe shpirtëror i vendeve tona. Kjo gala na tregon se sa potencial, sa fuqi kanë vendet kur bashkëpunojnë.”

 

 

Mekanizmi i bashkëpunimit “17 +1”, që u krijua në vitin 2012, është një nismë e propozuar nga Kina për të forcuar shkëmbimet e gjithanshme me vendet e Europës Qendrore e Lindore. Vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe vendeve të EQL-së i kalon tani 95 miliardë dollarët amerikanë. Infrastruktura, energjia, bujqësia, tregtia ndërkufitare, turizmi dhe teknologjia janë fushat kryesore të bashkëpunimit.

 

Më shumë

Kamala Harris, një Nënpresidente që bën histori

Kamala Harris hyn në histori si Nënpresidentja e parë grua, e para nënpresidente afrikano-amerikane dhe me origjinë indiane. Korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës, Katherine Gypson njofton mbi rrugën që e solli zonjën Harris në pozicionin e dytë më të fuqishëm në qeverinë amerikane.   Një moment historik në Shtetet e Bashkuara… […]

Atmosfera ushtarake përfshin kryeqytetin amerikan para inaugurimit të Bidenit

Mijëra e mijëra trupa po përgatiten të dislokohen në Uashington DC përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden ndërsa kryeqyteti amerikan ka filluar të ngjasojë sipas disa zyrtarëve me kryeqytete si Bagdadi apo Kabulit, dhe jo si qendra e botës së lirë.   Zyrtarët ushtarakë thanë të premten se 18,000 forca të armatosura […]

Aleksej Navalny arrestohet pasi mbërrin në Moskë

Avioni që transportonte Aleksej Navalnyn për në Rusi u ridrejtua papritmas në një aeroport tjetër të Moskës. Policia arrestoi disa mbështetës të tij, të cilët e prisnin Navalnyn në destinacionin e tij të planifikuar.   Kritiku i ashpër i Kremlinit dhe aktivisti politik Aleksej Navalny u arrestua, pasi u kthye në Rusi të […]

Parada ushtarake, Koreja e Veriut zbulon raketën e re balistike

Parada e arsenalit ushtarak në Korenë e Veriut vjen pak ditë përpara betimit të Xho Bajden si president i Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe pak ditë pasi Lideri Kim Jong UN e përshkroi SHBA-në si “armikun kryesor të vendit”.   Koreja e Veriut zhvilloi këtë të enjte një paradë ushtarake në kryeqytetin e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara