Saturday 9 December 2023
Saturday 9 December 2023

 

 

Mbretëresha Geraldinë rrjedh nga një familje shumë e njohur Hungareze. Origjina e Familjes së Saj daton e dokumentuar qysh nga periudha e Mesjetës, kur Hungaria u pushtua nga Arpadët në vitin 894, dhe kjo familje ishte pjesëmarrëse në krijimin e monarkisë hungareze, nën dinastinë Arpadiane. E mbetur jetime qysh në moshë të vogël, nën përkujdesjen e gjyshërve Aponny, Kontesha Geraldinë u dërgua në një shkollë angleze në Menton të Francës. Më pas gjyshërit e Saj Aponny, e dërguan në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum, afër Vjenës në Austri, ku mbaroi fakultetin e shkencave shoqërore dhe financiare.

 

Kontesha Geraldinë iu përkushtua me gjithë shpirt skenografisë, sociologjisë, historisë, letërsisë, etj. Mbretëresha Geraldinë, gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri u impenjua maksimalisht për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar, sidomos të shtresave në nevojë.

 

Kontribuoi për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve në shërbim të shtresave në nevojë, si spitalet, azilet dhe jetimoret.

 

Ajo u impenjua totalisht edhe për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të grave, si dhe për mundësitë e emancipimit të tyre.

 

Më shumë

Abedin D. Çiçi, babai i hortikulturës Shqiptare

Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]

Akademikët dhe intelektualët në Filatelinë Shqiptare për vitin 2021

– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja   Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]

Anëtarë të Akademisë së Shkencave të nderuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare

-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë   Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]

Petro Nini Luarasi – Veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit

Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara