e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

Situatë e rënduar paraqitet në dy spitalet COVID ku thujse janë mbushur me pacientë që marrin kryesisht terapi intesive, pasi ata që janë me simptoma më të lehta dhe ata qua ua përballon xhepi, trajtohen në kushte shtëpie.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrilu njoftoi se brenda kësaj jave do të hapet spitali COVID-3.

 

Kjo u bë e ditur gjatë inspektimit në ambientet e spitalit të COVID-3,

 

“Janë 150 shtretër në këtë strukturë e dedikuar për pacientët me Covid19, ku ka gjithashtu edhe një njësi reanimacioni për pacientët që do të ketë nevojë. Sipas protokollit që ka përcaktuar shërbimi infektiv çdo gjë është vendosur dhe është gati. Janë pajisur dhomat me monitorë, respiratorë dhe linjat e oksigjenit”, tha Manastirliu.

 

“Ne të dyja strukturat Covid kemi 40-50 shtreter të lirë. Por duke parë trendin e rasteve në rritje mendojmë brenda javës të hapim edhe Covid3. Ndërkohë që kemi dhe Covid4 me rreth 100 shtretër i cili dhe ai është gati. Doktorët dhe infermierët janë gati për të filluar në çdo moment që do të jetë e nevojshme.

Spitalet Covid 3 dhe 4 janë gati dhe asnjëherë, asnjë çast, qyshse ka nisur kjo luftë, nuk jemi kapur të papërgatitur, përkundrazi ”, tha Manatirliu.

 

Manastirliu tha se i gjithë personeli që do të shërbejnë në strukturën e spitalit Covid3 është përzgjedhur me kujdes dhe janë të trajnuar prej disa muajsh.

 

“Burimet njezore që jane me rëndësi ato janë gati. Do të shërbejnë për pacientë që janë të fazën e rekuperimit të sëmundjes. Dhomat janë me standarde dhe të pajisura të gjitha me oksigjen. Stafin e rekrutuam përpara, kanë punuar në Infektiv, kanë marrë dhe bonusin dhe do vazhojnë ta marrin. Ashtu sic e kishim parashikuar në strategjinë tonë”, tha ministrja.

 

Shefja e spitalit Infektiv Prof. Najada Çomo tha se pacientët në Shqipëri trajtohen sipas protokolleve mjekësore të njejta si kudo në botë dhe ofrohet falas.

 

“Ne kemi gjithçka që thuhet në botë, të gjitha protokollet e nevojshme. Së fundimi edhe me remdesivirin. Çfarë është shkruar në protokollet e botës e kemi edhe ne. Pacientët janë duke e marrë, duke e ofruar falas 100%, sikurse janë ofruar të gjitha barnat e tjera që janë shkruar në protokolle. Të gjitha barnat ne i përdorim atehërë kur duhet”, tha prof. Çomo.

 

Spitali COVID3 do të jetë në administrim të spitalit Infektiv në përgjigje të fluksit të shtuar të pacientëve me COVID19.

Më shumë

Pandemia pengoi trajtimin e pacientëve kronikë

Në Tiranë, një studim i shoqatës “Së Bashku për Jetën” zbuloi një seri vështirësish që pandemia solli për trajtimin e afro 400 mijë të sëmurëve kronikë, që ka Shqipëria.   Shumë prej tyre duhet të vinë rregullisht në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kur brenda saj janë dy spitale Covid.   Shoqata “Së […]

Ekipit të OBSH-së i ndalohet hyrja në Kinë

Anëtarëve të një ekipi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u është ndaluar hyrja në Kinë. Ekipi duhej të hetonte origjinën e koronavirusit në Vuhan. Pekini kishte rënë dakord për këtë vizitë në dhjetor, pas shumë muajsh negociatash me OBSH-në. Dy zyrtarë ishin nisur në udhëtimin e tyre por, njëri tani është kthyer dhe […]

Fshehje dhe kaos shifrash për testimet e COVID-19 në laboratorët privatë

Në fund të marsit, kur vendi sapo ishte përfshirë nga ethet e pandemisë së COVID-19, reklamat për teste në spitalet private ngritën shqetësime etike dhe ligjore. Ligji shqiptar për “parandalimin e sëmundjeve e epidemike” e ndalon mundësinë e komercializimit për dignostikimin dhe kurimin e sëmundjeve epidemike dhe specifikon se shërbimi duhet të jetë falas. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara