Me një ceremoni të jashtëzakonshme u mbyllën Lojërat Olimpike në Tokio. Flamuri olimpik u dorëzua në duart e përfaqësuesve të Parisit, ku dë mbahen Lojërat e vitit 2024.
“Flaka olimpike po shuhet në Tokio, por zjarri i ndezur olimpik në Japoni me mesazhet për paqë, nuk do të shuhet kurrë”, theksoi kryetarja e ekipit organizativ, fare në fund të Lojërave Olimpike në Tokio. Në skenë dolën sportistë nga të gjtiha kontinentet, ndërsa lojërat shpalli të përfunduara presidentit i Komitetit Olimpik Thomas Bach me mesazhe për paqë e solidaritet. Bach falënderoi Japoninë për organizimin e lojërave dhe në veçanti vullnetarët, që u angazhuan në këtë kohë pandemie. Mirupafshim në Paris, theksoi Bach.
Kështu pas 339 vendimeve në gara, përfunduan Lojërat Olimpike në Tokio. Ceremonia e mbylljes ishte një gërshetim i jashtëzakonshëm i tradicionales dhe modernes me të cilën mburret Japonia. Në fillim u fut në stadium flamuri japonez dhe u ngrit lartë. Pasuan ceremoni të shumta të përgatitura me shumë kujdes.
Flamujtë e shteteve pjesëmarrëse u futën në stadium nga sportistët më të dalluar dhe të përzgjetur nga federatat. Ndër ta ishte dhe gjermani Ronald Rauhe, i cili e mbylli karrierën e tij në kanu me medalje të artë. Ndër të pranishmit ishte edhe fituesi i garës në 100 metra, italiani Lamont Marcell Jacobs dhe natyrisht fituesit e maratonës në garën e femrave dhe të meshkujve, të cilët u nderuan të fundit me medaljet e fituara.
Në stadium megjithatë nuk ishin të gjithë sportistët që garuan, për shkak të pandemisë Corona. Sportistët detyroheshin që 48 orë pas përfundimit të garave të tyre të largohen nga vendi. Për shkak të pandemisë, nuk ishin prezentë as shikuesit.
Ekipi më i suksesshëm për nga numri i medaljeve në Tokio ishte ai amerikan para Kinës. Por shikuar nga numri i banorëve, Kosova ishte ndër tri vendet më të suksesshme në këto lojëra (së bashku me Xhamajkën dhe Bahamet) me dy medalje të arta. Gjermania ka fituar më së paku medalje, prej ribashkimit të vendit.
Në Tokio u mbajtën Lojërat Olimpike verore të parashikuara të mbahen një vit më parë (2020), por që u shtynë për shkak të virusit Corona. Ndërsa në vitin 2024 sportistët nga mbarë bota i pret Parisi, ku do të mbahen lojërat e ardshme.
Flamuri olimpik në fund iu dorëzua përfaqësuesve të Parisit, ku shpresohet të kemi lojëra me prezencën e shikuesve.
Menjëherë nga Parisi u tregun pamje senzacionale me shumë sportistë dhe shikues rë mbledhur para Kullës Eifel si dhe mesazhi i presidentit Macron. Avionë parakalonin mbi shikues dhe me tymin e tyre simbolizuan flamurin francez!
Shqipëria mbyll olimpiadën ‘Tokio 2020’ pa medalje! Calja i 4-ti në peshëngritje, rezultati më i mirë! Gega e 13-a në 3000 metra me pengesa
Me vendin e 13-të në Olimpiadë të Luiza Gegës Shqipëria mbyll përfaqësimin e saj në “Tokio 2020”. Atletja Luiza Gega ishte e fundit që garoi dhe e mbylli në vendin e 13-ë në Tokio 2020 garën e 3000 metrave me pengesa.Shqipëria garonte për herë të parë në finalen e një gare atletike në një Olimpiadë kjo falë Luiza Gegës. Atletja e mbylli garën e 13-ta duke arritur kohën 9:34.10 shumë larg kohës që e kishte sjellë në finale 9:23.85. Gjithsesi paraqitja e Gegës ishte shumë më e mirë se në Rio 2016 dhe gjithsesi bëri historinë. Edhe Shqipëria mbyll pjesëmarrjen në Olimpiadën e Tokios më mirë se në Rio por ende nuk mundemi të sigurojnë një medalje olimpike.
Shqipëria u përfaqësua në Lojërat Olimpikë të Tokios me 9 sportistë në pesë disiplina të ndryshme. Rezultatin më të mirë e arriti Briken Calja që u rendit i katërti në peshëngritje në peshën trupore deri në 73 kg. Calja e mbylli dygarëshin me 341 kg vetëm një kg larg medaljes olimpike duke shënuar një rezultat historik për Shqipërinë. Peshëngritësi tjetër Erkand Qerimaj e fitoi baterinë B të peshës deri në 81 kg por Olimpiadën e mbylli në vendin e 9-të. Gjimnasti Matvei Petrov nuk mundi të kualifikohej në finalen e kaluçit me doreza. Edhe atleti Izmir Smajlaj nuk e arriti dot finalen e disiplinës kërcim së gjati duke u renditur në vendin e 18-të. Që në raundet e para u eliminuan notarët Kledi Kadiu dhe Nikol Merizaj. Paraqitje modeste bënë xhudisti Indrit Çullhaj që u dëmtua që në garën e parë dhe qitësja Manuela Delilaj. Historinë e bëri Kosova që në Tokio rrëmbeu edhe dy medalje të arta në xhudo me Distria Krasniqin e Nora Gjakovën duke e çuar në tre medalje të arta pas asaj të Majlinda Kelmendit në Rio 2016-të.
Habit ambasadori turk në Tiranë: Osmanët erdhën për të mbrojtur shqiptarët
Zhvarrimet e kundërshtarëve të diktaturës, vazhdojnë debatet për procedurat
ATP e bllokuar nga Kushtetuesja, por paditë rriten
Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura
Tirana feston Hanukkhah, festivalin e dritave të hebrenjve
100 vjet – Hasan Prishtina, Kryeministër i Shqipërisë: Ekspozitë me dokumente arkivore në Shkup, Prishtinë e Tiranë
Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]
Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]
Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos. R.SH. – Vatikan Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut. Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit. “Stambolli është shitur në masë, gati muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]