e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqni’ ka deklaruar se prej ditës së sotme ky spital do t’i rikthehet normalitetit, duke mbyllur shërbimin për trajtimin e pacientëve të prekur nga Covid-19.

 

“Nga sot spitali “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet funksionit të tij normal, pra duke ju dedikuar pacientëve që kanë patologjitë që trajton ky spital, duke filluar nga ato pulmonare deri tek shërbimi i kirurgjisë, hemodinamikës dhe shërbimet e tjera”, tha Manastirliu.

 

Duke u shprehur se apitali “Shefqet Ndroqi” i konsideruar si apitali Covid-2, ka trajtuar mbi 60 pacientë, ministrja falenderoi stafin e këtij spitali për punën dhe angazhimin gjatë situatës së vështirë të epidemisë.

 

“Prej datës 28 Mars, spitali u përfshi në skenarin për trajtimin e pacientëve me Covid-19. Janë rreth 60 pacientë që janë trajtuar në këtë spital dhe unë dua t’iu falenderoj për gjithë angazhimin, punën e mjekëve infermierëve, të gjithë stafeve mjekësore dhe një falenderim të veçantë për shërbimin e reanimacionit, që ka trajtuar pacientë të sëmurë rëndë dhe sigurisht me dedikim edhe sakrificë maksimale, me profesionalizëm ja ka dalë për të përballuar këtë sëmundje, që për të thënë të vërtetën, ishte e vështirë”, tha Manastirliu.

 

Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi edhe rifillimin e ndërhyrjeve të planifikuara nga dita e sotme.

 

“Në strategjinë e rihapjes, edhe sistemi shëndetësor po kthehet gradualisht në normalitet. Nga sot rifillojnë konsultat e specializuara, por mbi të gjitha ndërhyrjet e planifikuara të kirurgjisë, i rikthehet normalitetit”, tha Manastirliu.

 

Duke folur për fazën e rihapjes, ministrja se situata do të monitorohet dhe vlerësohet në baza ditore dhe 14 ditore.

 

“Nga dita e sotme janë hequr të gjitha kufizimet për sa i përket autorizimeve në lëvizje, qoftë për këmbësorët, qoftë për automjetet. Gjithashtu është rritur fasha e lëvizjes në zonat e kuqe deri në orën 21:00 të mbrëmjes dhe për sa i përket zonave të gjelbra është hequr fasha orare që kufizonte lëvizjen.  Sigurisht që kjo bëhet në kuadër të një strategjie ri-hapjeje dhe praktikisht po ecim sipas këtij plani, duke bërë një vlerësim të situatës epidemiologjike, duke parë dhe duke vlerësuar rastet që kemi të shtruara në spital dhe gjithashtu edhe rastet e rënda, në terapi intensive.  Deri më tani situata është nën kontroll por do të monitorohet në vijimësi”, tha Manastirliu.

 

Plani i masave lehtësuese që ka nisur nga dita e sotme parashikon heqjen e kufizimit të lëvizjes në zonat e gjelbra, ku është shtuar edhe qarku i Fierit. Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21:00 për lëvizjen dhe aktivitetet e biznesit. Nga sot, hiqen të gjitha autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve gjatë javës. Nis zhvillimi i procesit mësimor për maturantët. Hapen muzetë, bibliotekat, arkivat, etj. Lejohen stërvitjet e sportistëve në ambiente të hapura si dhe janë hapur bare/ restorante vetëm në ambiente të hapura.

 

18 maj 2020

 

 

Në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, i cili nga sot nuk do të jetë më spital COVID dhe të gjitha rastet e të prekurve nga COVID19 po trajtohen në spitalin infektiv. Plani i ri-hapjes parashikon edhe rikthimin e ndërhyrjeve të planifikuara në spitale, duke vendosur qytetarin në qendër të të gjithë shërbimeve tona të kujdesit shëndetësor. Mirënjohje të gjithë stafit mjekësor për punën dhe përkushtimin!#BASHKË

Posted by Ogerta Manastirliu on Monday, 18 May 2020

 

Më shumë

24 Bimët magjike të tokës shqiptare – zbuloni llojet mjekësore dhe aromatike

Në Shqipëri ka rreth 7233 lloje bimësh të cilat formojnë thuajse 32% të të gjithë florës së Evropës. Këtu futen edhe ato aromatiket apo medicinalet që janë përdorur gjerësisht nga mjekësia popullore ndër shekuj. Ndër to renditen dhe ato që në botë kërkohen vazhdimisht, e madje edhe eksportohen nga vendi ynë të cilat AgroWeb.org j’ua […]

Qendrat shëndetsore në plazhe, në Velipojë e Theth 1 mijë persona kanë kërkuar ndihmë në një muaj

Prej 1 jave në spitalin e Shkodrës nuk është paraqitur asnjë qytetar me simptoma të dyshuara për covid! Për bluzat e bardha ky është një lajm i mirë. Por nuk po ndodh e njejta gjë me virozat e stinës! Kryesisht me simptoma gastro-intensinale apo edhe probleme kardiake, rastet që kanë nevojë për ndihmë mjekësore […]

Shefi i OBSH-së: E përjashtuam para kohe teorinë se koronavirusi mund të ketë rrjedhur nga laboratori

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pranoi se kishte qenë i parakohshëm përjashtimi i një lidhjeje mes pandemisë së COVID-19-s dhe një rrjedhjeje të mundshme të virusit nga një laborator. Ai tha të enjten se i ka kërkuar autoriteteve kineze të jetë më transparente ndërsa shkencëtarët po kërkojnë të gjejnë origjinën e koronavirusit. […]

Në treg edhe kanabis Made in Germany

Pas disa muajsh skepticizmi në Gjermani nisi kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Korrja e parë ishte me sukses dhe ka nisur edhe furnizimi i farmacive.   Kompania kanadeze Aphria RX korri thuajse 50 kilogramë kanabis në plantacionin e saj të parë legal në Neumünster në landin Schleswig-Holstein në veri të Gjermanisë. Plantacioni i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara