e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

Agjencia bërthamore e Iranit tha se për shkak të një “defekti teknik” impianti bërthamor i vendit është mbyllur përkohësisht.

 

“Uzina u hoq nga rrjeti elektrik pas një defekti teknik”, tha Organizata e Energjisë Atomike e Iranit në faqen e saj të internetit.

 

Sipas kësaj agjencie, kjo uzinë për prodhimin e rrymës që ndodhet në qytetin jugor Bushehr do të rilidhet me rrjetin e energjisë elektrike “brenda disa ditëve të ardhshme”.

 

Një zyrtar nga kompania shtetërore e energjisë elektrike, Gholamali Rakhshanimehr, tha se mbyllja do të zgjasë “tre deri në katër ditë” dhe gjatë kësaj periudhe mund të ketë ndërprerje të energjisë.

 

Që nga viti 2011 kur ka filluar funksionimin, kjo është hera e parë që Irani raporton një mbyllje emergjente të uzinës në Bushehr.

 

Objekti është ndërtuar nga Rusia dhe reaktori prodhonte 1000 megavat energji.

 

Kompanitë ruse dhe iraniane filluan ndërtimin e dy reaktorëve më 2016 dhe përfundimi i tyre pritet të zgjaste 10 vjet.

 

Termocentrali në Bushehr furnizohet me uranium të prodhuar në Rusi. Teherani e ka për obligim që pajisjet e materialit të shpenzuar t’i kthejë përsëri në Rusi si një masë kundër përhapjes së materialeve të armëve bërthamore.

 

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara, e cila e monitoron objektin, nuk pranoi të komentonte në lidhje me ndërprerjen e prodhimit të energjisë.

 

Më shumë

Bush: Tërheqja e trupave nga Afganistani, e gabuar

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i cili mori vendimin për të dërguar trupat amerikane në Afganistan në vitin 2001 për të luftuar al-Kaidën pas sulmeve të 11 shtatorit, thotë se mendon se është e gabuar që trupat amerikane të tërhiqen tani ndërsa kryengritësit talebanë marrin kontrollin e një pjese gjithnjë […]

Tërheqja amerikane nga Afganistani, vendet e rajonit rrisin angazhimin diplomatik

Ndërsa tërheqja ushtarake Amerikane nga Afganistani është afër përfundimit, vendet e rajonit po shtojnë përpjekjet diplomatike që synojnë të ushtrojnë trysni mbi fraksionet afgane për të rifilluar bisedimet e bllokuara të paqes, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, dhe për të parandaluar rrëshqitjen e vendin në një luftë të plotë civile.   Frika […]

Monstra e Kaspikut – Avioni sovjetik që duhej të kërcënonte perëndimin

Ekranoplani ka qenë gjatë Luftës së Ftohtë kërcënimi luftarak më serioz i sovjetikëve. Sot atraksion turistik.      

Talibanët marrin nën kontroll vendkalimin kryesor kufitar me Iranin

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se talibanët kanë marrë nën kontroll një vendkalim të madh kufitar midis Afganistanit dhe Iranit.   Disa pamje të publikuara kanë treguar sesi forcat e talibanëve e heqin flamurin afgan nga çatia e zyrës doganore kufitare.   Vendkalimi kufitar – Islam Qala – është një nga pikat doganore më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara