e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

 

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “AGON” në vitin 2015. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

 

Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anullimin e vendimit të marrë. Në Gusht të vitit 2019 ICSID pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj. Kërkesa për anullim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një process. Një palë mund të kërkojë anullimin e plotë ose të pjesshm të një vendimi duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikuara nga vetë rregullat e ICSID-së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsioni nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurave dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar. Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh.

 

Për t’u përfaqësuar në procesin e ankimimit, Avokatura e Shtetit shqiptar kishte përzgjedhur studion amerikane, Foley Hoag, me një eksperiencë në trajtimin e rasteve të tilla. Ndërsa përballë saj, sipërmarrësi italian Becchetti, përfaqësohej nga dy studio të mëdha ligjore, Debevoise & Plimpton, me seli në New York, dhe Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan, me seli në Paris dhe New York. VOA

 

 

Më shumë

Del vendimi/ FIFA dënon Shqipërinë për incidentet me Poloninë

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur mbrëmjen e sotme me vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më datë 12 tetor 2021 në “Air Albania Stadium”. Vendimi i sotëm ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron […]

Ndotja nga hidrokarburet mban peng Gjanicën dhe rilindjen urbane në Fier

Qeveria shqiptare shpenzoi miliona euro për rehabilitimin urban të qytetit të Fierit, pa zgjidhur ndotjen e vazhdueshme të Gjanicës nga kompanitë e naftës, që i derdhin mbetjet e tyre në lumë.   Gjatë viteve të fundit, qeveria investoi miliona euro në rehabilitimin urban të Fierit. U prishën ndërtimet pa leje, u rehabilituan brigjet […]

Të verbrit në Shqipëri marshojnë për një jetë më dinjitoze

Dita ndërkombëtare e personave të verbër, e gjen këtë kategori duke vazhduar të përballet me mungesë infrastrukture dhe punësimi.   Me vetëm 12 mijë lekë në muaj si ndihmë shtetërore për të jetuar, ata kërkojnë mundësi për t’u punësuar por edhe semafore e rrugë të dedikuara që t’ua lehtësojnë jetën.   Daniela Nikolli, 25 […]

“Kalendar allaturka apo allafrënga”? – Si sot, më 15 tetor 1582, vitit kalendarik iu hoqën 10 ditë

Si sot, më 15 tetor 1582, vitit kalendarik iu hoqën 10 ditë, për të korrigjuar një gabim në përllogaritje. Kujtohi pak shprehjet që hasen ende në shqip: “kalendar allafrënga” dhe “kalendar allaturka”, ose “kalendar i ri” dhe “kalendar i vjetër”. Në thelb, bëhet fjalë për dy prej kalendarëve më të përdorur në Kontinentin e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara