Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

Më shumë se gjysma e prodhimit të mollëve në Korçë ka mbetur stok.  Në Zëmblak fermerët ankohen se tonelata mollë po kalben në magazina për shkak të mungesës së tregut ose po  përdoren si ushqim për bagëtinë.

 

“Gjysmat i hëngrën dhitë. Nuk qarkullojnë mollët jashtë. Nuk i ha tërë Korça mollët dhe Tirana. Unë kam mbjell një hektar, ta shkul tani”.

 

Fermerët e Korçës të cilët çdo vit përballen me situatë të ngjashme, thonë se këtë vit i pa shitur ka mbetur edhe prodhimi që ruhet në frigoriferë, i cili kryesisht eksportohet për tregjet e Rajonit.

 

“Ka plot magazina që janë të panisura. Do hidhet në kanale”.

 

“Më dobët se gjithmonë, po të shohësh magazinat janë plot. Treg nuk ka, subvencione s’ka. Si ka mundësi që molla vjen nga jashtë me çmim më të ulët seç e kemi ne”.

 

Shkak kryesor për mosshitjen e prodhimit autoritetet e bujqësisë konsiderojnë mbylljen e doganës së Kapshticës, nga e cila eksportohej drejt Greqisë një pjesë e konsiderueshme e mollëve të Korçës.

 

“Për shkak të pandemisë, ka pasur ndalesa të qarkullimit të mjeteve të renda në Kapshticë, dhe eksporti i tyre është i pamundur për momentin”.

 

Rajoni i Korçës prodhon çdo vit mbi 110 mijë ton mollë të  varieteteve të ndryshme,duke qenë furnizuesi kryesor i tregut të brendshëm, por edhe i tregjeve të Greqisë,Bullgarisë dhe Serbisë.

 

 

 

 

Më shumë

Në gjashtë mujorin e parë të vitit më tepër mallra u transportuaran nëpërmjet hekurudhës

Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër.   Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës.   Por volumi i mallrave të transportuara […]

Gati 10 miliardë lekë eksportet drejt Kosovës, kryesojnë materialet e ndërtimit dhe metalet

Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë.   Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]

Shtëpitë u shtrenjtuan 11 %. Rritja më e lartë është në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara