e shtunë 23 tetor 2021
e shtunë 23 tetor 2021

 

Nga 1 qershori vendi do ti kthehet normalitetit, nuk do të ketë më kufizime për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka njoftuar për masat e reja lehtësuese, të cilat janë parashikuar të ndërmerren në vijimësi.

 

Po ashtu, nga e hëna do të hapen kopshtet, çerdhet publike dhe ato private, sipas masave higjieno-sanitare të publikuar më parë.

 

“Të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, në të gjitha qytetet dhe qarqet e vendit. Të rihapen çerdhet dhe kopshtet publike dhe private duke zbatuar protokollet e sigurisë të miratuara’, tha ajo.

 

Ministrja theksoi se, edhe pikat kufitare tokësore me vendet e rajonit do të hapen, ndërkohë është pezulluar karantinimi 14 ditor për pushuesit të cilët do hyjnë në Shqipëri.

 

“Të hapen kufijtë tokësorë, duke pezulluar karantinimin dy javor, si një masë e cila është ndjekur nga vendet europiane. Masa e vendosjes së karantinës dy/javore do të mbetet si masë në raste të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC – Qendra Europiane e Kontrollit të Sëmundjeve. Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një Autoritet i Përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe do të administrojë lejet për vendosje të pajisjeve të plazhit nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçante për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat e publikuara, duke informuar së çdo kush që shkel rregullat në plazh do të penalizohet”, shtoi ministrja.

 

Gjithashtu, ministrja nënvizoi se nga 1 qershori do të lejohen aktivitetet e kampionateve sportive dhe palestrat, kurse transporti publik do vijojë të jetë i mbyllur.

 

“Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara. Do të vijojë të jetë i mbyllur transporti publik, për të cilin po punohet me Mininistrinë e Infrastrukturës dhe Transporteve për një Plan i cili do të bëhet publik në një kohë të shpejtë”, shtoi ajo.

 

Më tej, Manastirliu u shpreh se nga nesër, gjatë fundjavës dhe në vijim do të hiqen  kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në zonat e kuqe dhe ato të gjelbra.

 

“Po kështu do të vijojnë të jenë të ndaluara, aktivitetet kulturore, kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji, duke bërë dhe një thirrje për të mos patur përsëritje të grumbullimeve masive, efektet e të cilave do të ishin shumë të dëmshme. Në fund të këtij komunikimi, ju informoj se duke filluar nga nesër, gjatë fundjavës e në vijim hiqen kufizimet e orareve për qytetaret dhe bizneset në zonat e kuqe dhe të gjelbra. Edhe këtë fundjavë, në kuadër të monitorimit të situatës dy javore, nuk do të lejohet lëvizja nga zonat e kuqe për rezidentët e këtyre zonave. Për të gjithë vendin plazhet do të hapen sipas rregullave të mësipërme”, theksoi ajo.

 

 

 

 

🟢 JA SESI DO HAPEMI NGA 1 QERSHORI DHE ÇFARË MBETET ENDE MBYLLUR NË NORMALITETIN E RI 🟢🔴 KJO FUNDJAVË DO TË JETË E LIRË PËR QYTETARËT DHE BIZNESET HAPUR, PËRFSHIRË EDHE LOKALET (JASHTË) APO PLAZHET VETËM PËR BANORËT E QYTETEVE BREGDETARE, NDËRSA DALJA NGA ZONAT E KUQE E NDALUAR DERI TË HËNËN🚫

Posted by Ogerta Manastirliu on Friday, May 29, 2020

Më shumë

Rama i siguron mbrojtje Bashës me Gardën e Republikës (Vendimi)

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend Lulzim Basha dhe kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj janë mes një liste personalitetesh të larta të cilët tashmë do të ruhen nga Garda e Republikës. Vendimi është marrë këtë javë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA, QË […]

Protestohet përpara Kryeministrisë për rritjen e çmimit të bukës, energjisë elektrike, karburanteve

Qytetarëttë shumtë të protestuan para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve të bukës, kafes, energjisë elektrike dhe karburantit.   Protesta ka qenë qytetare, pa incidente. Disa fektiveve të policisë së shtetit kanë formuar një kordon përpara Kryeministrisë.   Gjatë protestës kanë mbajtur fjalën disa qytetarë dhe personalitete, ku kanë ftuar popullin që të këmbëngulë për […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Shtyhet fillimi i vitit të ri akademik: Studentëve u kërkohet të vaksinohen

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka lajmëruar të mërkurën se viti akademik për studentët do të fillojë më 18 tetor.   Nga data 11 deri më 17 tetor ministria e Arsimit deklaroi se do të kryhet vaksinimi masiv i studentëve.   Kushi shkroi në faqen e saj zyrtare në Facebook se i gjithë procesi […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara