Komisioni Rregullator, shqyrtoi projektvendimin “Për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë”.
Projektvendimi u relatua nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi dhe Nënkomisionerja, zj. Lealba Pelinku.
Komisioni Rregullator në unanimitet vendosi që në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021, procesi i identifikimit të zgjedhësve në të gjithë qendrat e votimit (QV), në territorin e vendit, do të kryhet me ndihmën e pajisjeve elektronike. Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në çdo qendër votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.
SEIV duhet të ofrojë të gjitha modulet e nevojshme “software” si dhe pajisjet “hardware” që do të mundësojnë menaxhimin e listës së zgjedhësve dhe të dhënat e votuesve, menaxhimin e pajisjeve elektronike të identifikimit, si dhe të kryqëzimit të të dhënave të identifikimit të të gjitha pajisjeve elektronike të identifikimit pas përfundimit të votimit, për të gjurmuar votimin e të njëjtit zgjedhës më shumë se një herë në të njëjtën qendër votimi, në më shumë se një qendër votimi dhe/ose në emër të zgjedhësve te tjerë.
Procesi i identifikimit elektronik duhet të përfshijë të njëjtat parime identifikimi sikurse kryhet në kushte manuale, dhe nuk duhet të ndryshojë thelbësisht apo të zgjasë a vështirësojë procesin e identifikimit të zgjedhësve.
Gjithashtu, vendimi i miratuar nga Komisioni Rregullator përcakton një sërë karakteristikash teknike të sistemeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit që do të përdoren në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.
Më 25 prill, do të përdoret për herë të parë identifikimi biometrik për votuesit
Shoqëria civile dorëzon një projektligj për referendumet
Shoqëria Civile kërkesë për ndryshim sistemi me Referendum. KQZ: S’ka kuorum për vendim
“Të rrëzohet anti-KÇK” – Organizatat e shoqërisë civile thirrje parlamentit për reflektim
Organizatat e shoqërisë civile kritikojnë ndryshimet në ligjin e Policisë së Shtetit
‘Me dyer të hapura’: Durrsakët rikthehen në shtëpitë e rrënuara nga tërmeti
Hapësirat e lira që u krijuan pas shkatërrimit të mjaft godinave në Durrës nga tërmeti i 26 nëntorit mund të ruhen si sipërfaqe të gjelbëruara, sheshe lodrash për fëmijët dhe lulishte pushimi për të moshuarit, një hap që do ta nxirrte qytetin nga asfiksia dhe do t’i hapte rrugën rilindjes së tij urbane. Durrësi sapo […]