e hënë 16 maj 2022
e hënë 16 maj 2022

 

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer sërisht në Itali. Anëtarët e këtij rrethi ishin të pajisur me teserat përkatëse të shtypur pranë tipografisë Gjeka.

Ky rreth krahas evidentimit dhe gjetjes së italianëve në territorin shqiptar, shpesh herë ndërmori edhe organizimin e shfaqeve të ndryshme artistike por edhe krijoi hapësira për akomodimin e italianëve kryesisht pranë familjeve shqiptare.

Statuti i këtij rrethi përbëhej nga 10 kapituj ku në pikën e 5-të shohim se ky rreth i jep një rëndësi të madhe mbajtjes gjallë të kulturës italiane dhe luftimit të tiranisë fashiste.

“Circolo Italiano Garibaldi” është promotori dhe organizatori i riatdhesimit të italianëve sërisht në atdhe edhe pse një pjesë e vogël e specialistëve qëndruan vitet e para të pushtetit komunist për ngritjet e objekteve dhe ndërmarrjeve shtetërore.

Foto 1-2: Tregojnë pjesë nga statuti i këtij rrethi.

Foto 3: Tesera e anëtarësimit të këtij rrethi.

DPA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara