e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

Pas anullimit të ‘Eurovision 2020’ për shkak të masave të koronavirusit, festa më e madhe muzikore në Evropë këtë vit do të mbahet nga 18 deri në 22 maj në Roterdam të Holandës. Mes 41 vendeve pjesëmarrëse në ‘Eurovision’, Shqipëria do të përfaqësohet nga Anxhela Perristeri me këngën ‘Karma’ e shkruar nga Olti Curri dhe me muzikë të Kledi Bahitit.

Me valixhe, flamurin shqiptar në dorë dhe bluzën “Karma”, këngëtarja Anxhela Peristeri e cila do të përfaqësojë vendin tonë në “Eurovision” niset drejt Holandës, ku do të zhvillohet festivali muzikor.

Me valixhe, flamurin shqiptar në dorë dhe bluzën “Karma”, këngëtarja Anxhela Peristeri e cila do të përfaqësojë vendin tonë në “Eurovision” niset drejt Holandës, ku do të zhvillohet festivali muzikor.

“Le të fillojë udhëtimi” shkruan këngëtarja në një postim në rrjetin e saj social Instagram.

Nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj. Anxhela Peristeri do të performojë në natën e dytë të gjysmëfinales dhe renditet në vendin e 11.

Organizatorët e festivalit kanë paraqitur 4 skenarë të mundshëm për të siguruar që ‘Eurovision 2021’ realizohet pavarësisht pandemisë COVID-19.  Skenarët variojnë nga një Eurovizion “biznes si zakonisht”, me një audiencë të plotë të arenës, në një shfaqje të arenës e distancuar nga shoqëria, në disa shfaqje në distancë, në shfaqje të plota në distancë. Në ditët në vijim organizatorët e festivalit do të konfirmojnë se cili skenar do të vihet në zbatim.

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara