e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

 

Kjo e hënë shënon dhe nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021. Nisja e këtij viti shkollor është ndryshe nga vitet e tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe në çdo shkollë do të ndiqet një protokoll i veçantë sigurie për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

 

Rreth 480 mijë nxënës dhe 30 mijë mësues në të gjithë vendin nisin sot vitin më të vështirë shkollor për shkak të Covid-19.

 

Për të ruajtur distancën  mes njëri tjetrit në 480 shkolla  mësimi do të zhvillohet me dy turne ndërsa në 180 shkolla me 4 turne, në mënyrë të tillë që fluksi i nxënësve të jetë më i vogël në klasa, pasi nëpër banka lejohet vetëm nga një fëmijë dhe të pajisur detyrimisht me maska.

 

Në disa prej institucioneve arsimore janë konstatuar arsimtarë më koronavirus, por kjo sipas  Ministrisë së Arsimit kjo nuk do të ndikojë në hapjen e shkollave.

 

Rreth 1 mijë mësues janë  në dispozicion  për të bërë zëvendësimet aty ku ka nevojë.

 

Nga ana e saj ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, nëpërmjet një video-mesazhi ka përcjellë urimin e saj për vitin e ri shkollor 2020-2021, ndërsa nënvizon edhe masat e ndërmarra për të siguruar një fillim sa më të mbarë të tij.

“Kjo është një ditë e madhe dhe e rëndësishme për ju, ndaj jemi përkujdesur me stafet e shkollave, mësuesit tuaj, drejtorët e shkollave, si dhe të gjithë institucionet përgjegjëse për të siguruar një fillim sa më të mbarë për vitin e ri shkollor”, shprehet ajo teksa apelon për respektimin e protokolleve.

“E di që do e keni shumë të vështirë të ndiqni protokollet e sigurisë së shëndetit që kemi vendosur në shkollat tuaja, por kjo është e domosdoshme në mënyrë që të minimizojmë përhapjen e koronavirusit në shkollë, i cili është ende mes nesh, dhe në mënyrë që të qëndrojmë sa më gjatë në shkollë” vijon në mesazhin e saj ministrja e Arsimit.

Ajo theksoi se “në rast se duhet të mbyllim ndonjë klasë apo ndonjë shkollë për shkak të infektimeve, do të mbështetemi tek plani B, që është kanali “RTSH Shkollë”, ku i kemi të xhiruara të gjitha leksionet që do t’i zhvilloni edhe në shkollë me mësuesit tuaj, dhe kemi edhe platformën online që do të shërbejë për mësim në kushte shtëpie“.

Më shumë

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen, merr përsipër të përhapë mësimdhënien e gjuhës italiane në sistemin parauniversitar

Sot, më 18 maj 2021, në orën 12.00, pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë, Ministrja e Arsimit, e Sporteve dhe e Rinisë, Evis Kushi, Ministrja e Ekonomisë dhe e Financave, Anila Denaj, dhe Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, nënshkruan Marrëveshjen e re të Mirëkuptimit mbi Programin “Iliria” me qëllim nxitjen e mëtejshme të […]

Në ditën e parë të shkollës ministrja e Arsimit Besa Shahini, jep dorëheqjen

Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi dorëheqjen nga posti, duke qenë se e kishte “të vështirë të vazhdonte punën larg familjes”, e cila jeton në Kosovë. Largimi i saj u bë i ditur gjatë një bashkëbisedimi mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, të transmetuar në Facebook. Bashkë me ta ishte dhe deputetja socialiste Evis […]

RTSH SHKOLLË: Do të transmetohen të gjitha mësimet që zhvillohen edhe në shkollë

Me fillimin e vitit të ri shkollor edhe Radio Televizioni Shqiptar me anë të kanalit të dedikuar RTSH SHKOLLË, do jetë pranë të gjithë nxënësve. Ky kanal transmeton duke filluar nga dita e sotme në mënyrë paralele të gjitha mësimet që zhvillohen edhe në shkollë. Edhe ministria e arsimit Besa Shahini në mesazhin drejtuar […]

Me maska dhe prtokoll sigurie ndaj COVID-19, nis sot viti i ri shkollor 2020-2021.

Kjo e hënë shënon dhe nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021. Nisja e këtij viti shkollor është ndryshe nga vitet e tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe në çdo shkollë do të ndiqet një protokoll i veçantë sigurie për të parandaluar përhapjen e Covid-19.   Rreth 480 mijë nxënës dhe 30 […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara