Islamistët gjermanë gjenden sipas mediave në zonat e konflikteve në veriperëndim të Sirisë. Mendohet se në Idlib gjenden më shumë se 60 islamistë me origjinë nga Gjermania.
Gazetarët hulumtues të Südwestrundfunk (SWR) dhe studios së ARD në Kairo pohojnë se në zonat e luftës në Siri ende gjenden mbi 60 islamistë me origjinë nga Gjermania, të përfshirë në rrjetet terroriste. Ata janë pjesë e grupeve xhihadiste si Al-Kaida apo “Hayat Tahrir-Sham” (HTS). Të paktën një islamist me origjinë nga Gjermania është pjesë e grupit “Junud Al-Schaam” (Ushtarët e Sirisë së Madhe). Në veriperëndim të Sirisë është aktiv edhe grupi “Hurras-ad-Din” (Rojet e Besimit), por nuk ka të dhëna të sakta nëse ndonjë prej islamistëve gjermanë është pjesë e këtij grupi.
Mediat pohojnë se këto të dhëna kanë mbledhur në bazë të chat-eve të personave të prekur si dhe kontakteve direkte me islamistët me origjinë nga Gjermania. Këta persona janë të përfshirë edhe në propagandën e “xhihadit” në Siri.
Islamistët kërkojnë donacione
Idlib është zona e fundit e mbetur nën kontrollin e kryengritësve islamikë në Siri. Pushtetmbajtësi Baschar al-Assad është i vendosur që edhe këtë zonë ta kthejë nën kontroll. Partneri më i rëndësishëm i tij është Rusia, ndërkohë që kryengritësit në këtë kontlikt po mbështeten nga Turqia. Ditët e kaluara Turqia ka vendosur në pozicione të ndryshme atje rreth 100 automjete ushtarake.
ARD dhe SWR raportojnë se në videot e propagandës kërkohen edhe donacione nga Gjermania për këto grupe. Ndër tjerash kërkohet që paratë të dërgohen në Siri përmes monedhës Bitcoin.
Autoritetet gjermane të sigurisë janë në dijeni të këtyre procedurave dhe kërkesave të islamistëve. Zyra federale për luftën kundër kriminalitetit pohon se është duke vëzhguar me shumë kujdes këto zhvillime dhe përpjekjet për financimin e rrjeteve terroriste “për një kohë të gjatë dhe në mënyrë intensive”. DW
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]