Më 13 maj të vitit 1842 lindi Mehmet Ali Pashë Vrioni, atdhetar, politikan, diplomat shqiptar e nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mehmet Ali Pashë Vrioni është babai i Kryeministrit të shtetit shqiptar, Ilias Bej Vrioni dhe gjyshi i përkthyesit të shquar, Jusuf Vrioni. Nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Berat, anëtar i Shoqërisë së Stambollit, anëtar i Komitetit të Janinës, anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve, deputet i Beratit në Parlamentin e Perandorisë Osmane.
Misioni më i madh i jetës së tij qe zgjidhja e çështjes shqiptare. Forcat e tij u përqendruan në ndërmarrjen më të madhe kombëtare te asaj kohe, e cila ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e cila hapi Kuvendin më 10 qershor 1878 në Prizren me qëllim që kërkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej Kongresi i Berlinit më 13 qershor 1878. Kryetar i Lidhjes së Prizrenit u shpall Abdyl Bej Frashëri dhe nënkryetar i saj Mehmet Ali Pashë Vrioni.
Fill pas punimeve të Lidhjes së Prizrenit Mehmet Ali Pasha, udhëhoqi së bashku me Abdyl Bej Frashërin, përfaqësinë shqiptare në Kongresin e Berlinit në 13 Maj 1878. Të dy i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat shqiptare të Lidhjes të Prizrenit: bashkimin e katër Vilajeteve Shqiptare dhe njohjen e tyre si territor autonom nën kuadrin e Perandorisë Osmane; përgatitjen politiko-ushtarake të këtij terrirori shqiptar; sigurimin e përkrahjes për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Më 30 Mars 1879 Mehmet Ali Pashë Vrioni së bashku me Abdyl Bej Frashërin u nisën sërish nga Preveza ne drejtim të kryeqyteteve kryesore të Evropës për të siguruar përkrahje për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare. Vdiq në vitin 1895.
Naum Veqilharxhi – Ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare, mendimtar i shquar, illuminist e veprimtar i shkollës shqipe
Jakup Ferri – Heroi i çështjes kombëtare
40 Firmëtarët e Aktit të Pavarësisë
Sali Butka – Patriot, kaçak, poet dhe një nga delegatët e Korçës në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920
Lorenc Antoni – kompozitori, dirigjenti dhe etnomuzikologu shqiptar, (1901-1991)
Epopeja e Kodrës së Kuqe: Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhoxhi Martini
Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]
– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]
-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]
Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]