Albanian Profile
e hënë 24 janar 2022
e hënë 24 janar 2022

 

Meleq Gosnishti Hero i Popullit. U vra gjatë luftimeve për marrjen e kalasë së Margëlliçit në Patos në 30 mars 1944.

Lindi në fshatin Gosnisht të Përmetit. I biri i Iliaz dhe Hatixhe Gosnishtit. Qe femija më i madh nga shtatë fëmijet e kësaj familje.

Emigroi që në moshën 14 vjeçare drejt Parisit dhe u kthye më vonë për të marrë pjesë në Luftën për çlirimin e Vendit.

U vra teksa po luftonte në Kalanë e Margëlliçit së bashku me të tjerë partizanë dhe me shokun e tij, Heroin e Popullit, Mustafa Matohitin. Dy ditë pas vrasjes së tij, në Tiranë gjeti vdekjen dhe vëllai i tij i vogël Zini Gosnishti. Varri i tij gjendet ende në rrethin e Përmetit.

Për nder të këtij heroi ka marrë emrin e tij një ndër shkollat më të mira 9-vjeçare të rrethit të Përmetit, gjimnazi i Patosit dhe një rrugë në Tiranë.

Më shumë

Abedin D. Çiçi, babai i hortikulturës Shqiptare

Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]

Akademikët dhe intelektualët në Filatelinë Shqiptare për vitin 2021

– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja   Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]

Anëtarë të Akademisë së Shkencave të nderuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare

-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë   Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]

Petro Nini Luarasi – Veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit

Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara