e hënë 26 korrik 2021
e hënë 26 korrik 2021

 

 

Memorandumi i Parisit rikthen flamurin e zi për anijet shqiptare pas 11 vjetësh, duke kategorizuar atë me rrezik të lartë për operatorët ndërkombëtarë.

 

Në deklaratën zyrtare, Komiteti i Memorandumit të Parisit (një mekanizëm që kryen inspektimet mbi standardet e anijeve në Europë) njoftoi se miratoi listat e reja të performancës për flamujt e 70 vendeve që ato kanë në monitorimin.

 

Të 70 vendet u kategorizuan në tre lista, të bardhë, gri dhe të zezë, sipas standardeve të shërbimit dhe sigurisë, Shqipëria  u rendit në vendin e 70 në fund të listës së zezë, i krahasueshëm vetëm me disa vende afrikane. Lista e performancës së anijeve hyn në fuqi me 1 korrik 2021.

 

Listat e “Bardhë, Gri dhe e Zezë (WGB)” paraqesin spektrin e plotë, nga flamuj të cilësisë të lartë deri te flamuj me një performancë të dobët që konsiderohen me rrezik të lartë ose shumë të lartë.

 

Renditja në listë është  bazuar në numrin i përgjithshëm të inspektimeve gjatë një periudhe 3-vjeçare. Në anijet shqiptare u kryen mbi 70 inspektime gjatë periudhës 2018-2020.

 

“Lista e Bardhë” përfaqëson anije me flamuj cilësorë me performancë të lartë. Flamujt me një performancë mesatare tregohen në “Listën Gri”. Ky  klasifikim mund të shërbejë si një nxitje për të përmirësuar dhe kaluar në “Listën e Bardhë”. Në të njëjtën kohë flamujt në skajin e poshtëm të “Listës Gri” duhet të jenë të kujdesshëm duke mos lënë pas dore kontrollin mbi të anijet e tyre dhe rrezikojnë të përfundojnë në “Listën e Zezë” vitin e ardhshëm.

 

Lidhur me “Listën e Bardhë, Gri dhe të Zezë” për vitin 2020, renditen një numër i përgjithshëm prej 70 flamujsh, 39 në “Listën e Bardhë”, 22 në “Listën Gri” dhe 9 në “Listën e Zezë”. Në vitin 2019 gjithsej numri i shteteve të flamurit në listë ishte gjithashtu 70 nga të cilët 41 në “Listën e Bardhë”, 16 në “Grey List” dhe 13 në “Listën e Zezë”.

 

Për disa vite, Komiteti ka monitoruar nga afër performancën e anijeve duke vepruar në emër të shteteve.

 

Nga 1 korriku 2021 listat e re e  performancës së anijeve  do të përdoret për llogaritjen e Profilit të rrezikut të anijeve.

 

Memorandumi i Parisit ushtron një regjim inspektimi për anijet e regjistruara në porte, përveç atyre me atyre që i përkasin vendit ku është porti, me qëllim që të merren masa kundër anijeve që nuk janë në përputhje me rregullat dhe sigurinë. Inspektorët quhen oficerë dhe u kërkohet të hetojnë pajtueshmërinë me kërkesat e konventave ndërkombëtare. Inspektimet  përfshijnë kontrollimin e anijes dhe personelit nëse janë  me ligjet ndërkombëtare në fuqi, aftësitë e drejtuesve dhe pajisjet e anijes.

 

Në vitin 1978, një numër vendesh evropiane ranë dakord në Hagë për një memorandum për auditimin e kushteve të punës në bordin e anijeve nëse ato ishin në përputhje me rregullat ndërkombëtare. monitor

 

Më shumë

Banka e Shqipërisë dhe Banka Qendrore Evropiane nënshkruajnë marrëveshje për parandalimin dhe mbrojtjen e kartëmonedhave euro nga falsifikimi

Banka e Shqipërisë dhe Banka Qendrore Evropiane nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e informacionit në fushën e mbrojtës se kartëmonedhës euro nga falsifikimi.   Kjo marrëveshje synon të rregullojë dhe të lehtësojë procedurat e bashkëpunimit midis dy autoriteteve qendrore në fushën e mbrojtjes nga falsifikimi i kartëmonedhave euro, në territorin e vendit tonë. Marrëveshja […]

Shqipëria, më pak blegtori – Gjatë 2020 më pak lopë, dele, dhi dhe qumësht

Numri i gjedhëve në vitin 2020 është 362.583, duke shënuar rënie me 12,76 %, në krahasim me vitin 2019, rënia është e vazhdueshme prej vitit 2016.   Përqendrimi më i madh i numrit të krerëve është në qarkun e Fierit me 16,15 % dhe në qarkun e Korçës me 10,87 % të totalit. […]

Pastrimi i parave, ekspertët shqetësim për depërtimin në ekonomi

Shqipëria ka mangësi në luftën kundër pastrimit të parave dhe ndodhet në listën gri të Maneyval një strukturë e Këshillit të Europës për vlerësimin e masave kundër pastrimit të parave. Ky organizëm i kërkon qeverisë shqiptare, përmirësime në disa fusha që lidhen me uljen e informalitetit dhe monitorimin e parasë kesh në ekonomi. […]

Shqipëria bëhet gati për Eurbondin e pestë, nis kërkimin e konsulentit

Shqipëria parashikon që të dalë në tregjet e kapitalit për herë të pestë dhe si pjesë paraprake e këtij plani është ajo e gjetjes së një konsulenti që do ta këshillojë dhe udhëheqë drejt kësaj dalje.   Këtë herë në dokumente është specifikuar që konsulenti të ketë njohuri në ligjin anglez dhe atë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara