Saturday 30 September 2023
Saturday 30 September 2023

 

109 vjet më parë, 4 muaj para shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, flamuri kuqezi u valëvit në Gurin e Kamjes nga trimat e Gorës, Mokrës dhe Oparit nën drejtimin e Kajo Babjenit. Pikërisht në këtë gur, këta atdhetarë me ngritjen e flamurit shpallën çlirimin e zonës së Gorës dhe Mokrës.

 

Tashmë banorët e zonës dhe institucionet lokale e kanë kthyer në traditë të përvitshme festimin e kësaj dite duke demonstruar edhe ngritjen e flamurit në këtë shkëmb natyror çdo vit më 28 korrik duke nderuar veprën dhe luftën e të rënëve.

 

Në nderim të kësaj date është bërë e mundur këtë vit edhe ndërtimi i një memoriali i cili përshkruan edhe atë se çfarë ka ndodhur në këtë zonë.

 

Guri i Kamjes ndër vite ka pasur një pozicion të rëndësishëm gjeografik për të gjitha luftërat që zhvilloheshin në Juglindje. Ata që zotëronin këtë gur, kishin mundësinë të shikonin çdo lëvizje të armiqve. Guri i Kamjes është një monument i natyrës, që vizitohet çdo vit nga qindra turistë të huaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara