e shtunë 17 prill 2021
e shtunë 17 prill 2021

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtarë dhe kandidate të BE-së, është shprehur skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë qysh këtë vit.

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut qysh këtë vit. Ajo tha se shpreson që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta mënjanojnë grindjen e tyre.

 

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, tha kancelarja në një takim virtual me komisionet e parlamenteve të vendeve anëtarë të BE-së.

 

“Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”, tha kancelarja. Ajo ritheksoi edhe njëherë me këtë rast se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

 

Krahas parlamentarëve të vendeve anëtarë në konferencë virtuale, një lloj bilanci i punës së Gjermanisë si kryetare e radhës së BE-së, e morën fjalën edhe parlamentare nga vendet kandidate. Në emër të Shqipërisë ishte deputetja Rudina Hajdari, e cila në pyetjen e saj se kur do të miratohet korniza negociuese, e falënderoi kancelaren dhe BE-në për programin e Komisionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmën në kohën e  pandemisë.

 

Më 7 dhjetor ministrat e Jashtëm dhe të Evropës së BE-së do të vendosin për çeljen zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vendimi përkatës është marrë në mars të këtij viti. Për shkak të grindjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përkatësisë historike të maqedonasve, Bullgaria ka paralajmëruar se do të vërë veton për hapjen e konferencë së parë ndërqeveritare. Ajo që shpresohet për momentin është, sipas vëzhguesve, që së paku Bullgaria të mos pengojë miratimin e kornizës negociuese. Në rastin e Shqipërisë nuk pritet as miratimi i kornizës negociuese, pasi vendi nuk i ka plotësuar parakushtet e vëna nga BE-ja dhe Bundestagu Gjerman. DW

 

Më shumë

Stoltenberg: BE nuk mund t’a mbrojë Evropën e vetme

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi kundër përpjekjeve “për të ndarë Evropën nga Amerika Veriore” dhe tha se Bashkimi Evropian “nuk mund t’a mbrojë kontinentin i vetëm”, përballë kërcënimit të terrorizmit dhe “sjelljes destabilizuese” të Rusisë.   “Çdo përpjekje për të ndarë Evropën nga Amerika Veriore jo vetëm që do ta […]

Itali. betohet qeveria e drejtuar nga Mario Draghi

Mario Draghi u betua si Kryeministri i ri i Italisë me një ceremoni të posaçme në Pallatin Quirinal në Romë, duke shënuar fillimin e një epoke të re në politikën italiane.   Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane, mbërriti tre minuta para për ceremoninë që u mbajt nën masa të rrepta parandalimi të koronavirusit.   […]

Numri i fluturimeve në Europë në 2020, më i ulëti që nga 1995

Numri i fluturimeve në Evropë ka rënë në nivelet më të ulëta në 25 vjet gjatë pandemisë COVID-19, thuhet në një raport të ri.   Studimi i bërë nga shoqata tregtare evropiane e aeroporteve (ACI Europe), zbuloi se trafiku i pasagjerëve në aeroporte ra me 70.4% në vitin 2020. Humbja e 1.72 miliardë pasagjerëve […]

BE kundër Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar sot për marrëveshjen mes Kosovës dhe Izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.   Në një konferencë për mediat Stano ka treguar se BE është e pakënaqur që Kosova do të hapë ambasadë në Jerusalem dhe jo në Tel Aviv. Më tej ai tha […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara